Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

    August 18, 2026

    Skënderbeu prezanton uniformat e reja, gati për rikthimin në Superiore

    August 18, 2026

    Turistët italianë zbulojnë Korçën, qyteti që po fiton terren në hartën turistike të Europës

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Hetimet proaktive të Prokurorisë Korçë godasin skemën e kontrabandës nga Greqia, arrestohen katër persona
    Vendi

    Hetimet proaktive të Prokurorisë Korçë godasin skemën e kontrabandës nga Greqia, arrestohen katër persona

    May 12, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një operacion i koordinuar pas disa muajsh hetime proaktive nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka çuar në zbulimin e një skeme të mirëorganizuar kontrabande mallrash nga Greqia drejt Shqipërisë dhe arrestimin e katër personave të përfshirë.

    Në kuadër të procedimit penal nr.438 të vitit 2026, pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, autoritetet dokumentuan përmes vëzhgimeve të fshehta, monitorimeve dhe teknikave speciale hetimore aktivitetin kriminal të shtetasve me iniciale V.N. dhe A.N., të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë organizonin futjen e paligjshme të konfeksioneve në territorin shqiptar.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas hetimeve, organizatorët udhëtonin drejt Greqisë me automjete të modifikuara posaçërisht, duke hequr sediljet e pasme për të rritur kapacitetin transportues. Mallrat siguroheshin në shtetin grek, liheshin pranë vijës kufitare dhe më pas futeshin në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga bashkëpunëtorë të tjerë. Pas transportimit në Korçë, mallrat magazinoheshin dhe hidheshin në treg përmes subjektit tregtar të administruar nga të dyshuarit.

    Në përfundim të operacionit, u arrestuan shtetasit V.N., A.N., A.L. dhe S.N., të cilët u kapën në flagrancë gjatë shkarkimit të mallrave të dyshuara kontrabandë në një magazinë në qytetin e Korçës.

    Gjatë ndërhyrjes, autoritetet sekuestruan 15 thasë me 1632 copë konfeksione, 73 thasë të tjerë me mallra rifuxho me peshë totale 1357 kg, automjete të përdorura për transportin e mallrave, përfshirë mjete të modifikuara, si dhe aparate celularë dhe dokumentacion që lidhet me aktivitetin kriminal.

    Katër të arrestuarit po hetohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

    August 18, 2026

    Turistët italianë zbulojnë Korçën, qyteti që po fiton terren në hartën turistike të Europës

    August 17, 2026

    Pogradec/ Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve të bllokuar në liqen

    August 17, 2026

    Festa e Birrës mbush Korçën, qyteti i tejmbushur me vizitorë

    August 16, 2026
    TE FUNDIT

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit përgjatë aksit Maliq–Lozhan

    August 18, 2026

    Skënderbeu prezanton uniformat e reja, gati për rikthimin në Superiore

    August 18, 2026

    Turistët italianë zbulojnë Korçën, qyteti që po fiton terren në hartën turistike të Europës

    August 17, 2026

    Pogradec/ Policia Kufitare u vjen në ndihmë dy pushuesve të bllokuar në liqen

    August 17, 2026
    EKSKLUZIVE

    REPORTAZH/ Mokra e Poshtme, nga qytetërimi Ilir te liqenet akullnajore, zbuloni thesaret e historisë dhe natyrës

    Zbulohet shtëpi bari në Devoll, ja detajet

    HISTORIA E FSHATIT PODGORIE ,ME TRIMA QË KONTRIBUAN PËR MBROJTJEN E KRAHINËS…

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.