Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kush ishte “taksixhiu” i Dallëndyshe Bicit në juglindje?

    September 26, 2026

    Lin 3, kërkimet arkeologjike vijojnë në Liqenin e Ohrit: Siti shtrihet në rreth 6 hektarë

    September 26, 2026

    Maliqi nuk është hartë për t’u vizatuar nga lart’/ Alolli: Para se të ndryshoni hartën, përgjigjuni qytetarëve

    September 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Gramozi Green Energy” synon ndërtimin e një centrali fotovoltaik në Kolonjë
    Vendi

    “Gramozi Green Energy” synon ndërtimin e një centrali fotovoltaik në Kolonjë

    June 11, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Kolonjë | Energjia e rinovueshme po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga sektori privat, dhe kjo reflektohet edhe në aplikimet e fundit për ndërtimin e impianteve fotovoltaike. Kompania “Gramozi Green Energy” ka dorëzuar një aplikim pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e një centrali diellor me kapacitet të instaluar 38 MW në territorin e Bashkisë Kolonjë.

    Ky projekt nuk do të përfitojë nga skemat e mbështetjes shtetërore, nuk është me koncesion dhe nuk do të ketë garanci për shitjen e energjisë së prodhuar.

    Your browser does not support the video tag.

    Më herët gjatë këtij viti, kompania “X ONE” aplikoi për ndërtimin e një impianti tjetër diellor me kapacitet 54 MW në zonën e Tërpanit, Bashkia Poliçan, gjithashtu pa përfituar nga skemat e mbështetjes qeveritare.

    Vetëm pak muaj më vonë, u paraqitën edhe dy aplikime të tjera për ndërtimin e impianteve fotovoltaike me një kapacitet total 148.5 MW. Njëri nga projektet parashikon ndërtimin e një centrali me 128 MW në Sheq Marinas të Fierit, ndërsa tjetri parashikon një central me 20.5 MW në Bashkinë Cërrik. Asnjë nga këto projekte nuk mbështetet nga lehtësitë shtetërore për dokumentacion apo garanci shitjeje.

    Tendenca për rritjen e interesit ndaj energjisë diellore është vënë re veçanërisht gjatë vitit 2024, kur vetëm në muajin dhjetor u paraqitën 7 aplikime për impiante me një kapacitet të përgjithshëm 416.5 MW, të shpërndarë në disa bashki të vendit.

    Aktualisht, megjithëse përdorimi i energjisë diellore në Shqipëri nga impiantet e mëdha është ende në nivele të ulëta, pjesa e saj në prodhimin total të energjisë ka pësuar rritje të ndjeshme. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2024, rreth 6.25% e energjisë totale në vend u prodhua nga impiantet fotovoltaike, me centralin diellor të Karavastasë që zuri 53% të kësaj sasie.

    Energjia diellore po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e së ardhmes energjetike të vendit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kush ishte “taksixhiu” i Dallëndyshe Bicit në juglindje?

    September 26, 2026

    Lin 3, kërkimet arkeologjike vijojnë në Liqenin e Ohrit: Siti shtrihet në rreth 6 hektarë

    September 26, 2026

    Maliqi nuk është hartë për t’u vizatuar nga lart’/ Alolli: Para se të ndryshoni hartën, përgjigjuni qytetarëve

    September 25, 2026

    Konflikt në Korçë, dy persona shoqërohen në komisariat

    September 25, 2026
    TE FUNDIT

    Kush ishte “taksixhiu” i Dallëndyshe Bicit në juglindje?

    September 26, 2026

    Lin 3, kërkimet arkeologjike vijojnë në Liqenin e Ohrit: Siti shtrihet në rreth 6 hektarë

    September 26, 2026

    Maliqi nuk është hartë për t’u vizatuar nga lart’/ Alolli: Para se të ndryshoni hartën, përgjigjuni qytetarëve

    September 25, 2026

    Konflikt në Korçë, dy persona shoqërohen në komisariat

    September 25, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dhunohet një i ri në Korçë; “Nuk e mbaj mend kush më rrahu”

    Spermatozoidët në qeramikë, Kolevica në një revoltë për shoqërinë që nuk prodhon asgjë

    Kush është Soljana Çili, korçarja në faqet e “Vogue”, shqiptarja në elitën globale të psikologjisë së modës.

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.