Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Debati për terapinë hormonale të transgjinorëve, Mitropoliti i Korçës: Prindërit të mbrojnë fëmijët dhe vlerat familjare

    June 1, 2026

    Gogu nga Pojska: Amnistia me fytyrë njerëzore, rikthehet mbikëqyrja elektronike

    June 1, 2026

    Shkruan Ledian Cikalleshi – Kush e prishi Myftininë e Korçës?

    June 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Gogu nga Pojska: Amnistia me fytyrë njerëzore, rikthehet mbikëqyrja elektronike
    Vendi

    Gogu nga Pojska: Amnistia me fytyrë njerëzore, rikthehet mbikëqyrja elektronike

    June 1, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një vizitë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë, në kuadër të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Gjatë vizitës, ai u ndal te politikat e reja të drejtësisë penale, situata në burgje dhe nevoja për zgjerimin e përdorimit të masave alternative ndaj arrestit.

    Gogu bëri me dije se projektligji për amnistinë pritet të diskutohet së shpejti në Kuvend, duke e cilësuar atë si një instrument të politikës penale me karakter njerëzor, që synon jo vetëm ndëshkimin e veprave penale, por edhe rehabilitimin dhe rikthimin e dinjitetit për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.

    Your browser does not support the video tag.

    Ministri ngriti shqetësimin për numrin e lartë të personave në paraburgim, i cili aktualisht tejkalon numrin e të dënuarve në sistemin penitenciar. Sipas tij, kjo është një çështje e evidentuar edhe në raportet e Këshillit të Europës dhe kërkon ndërhyrje si nga gjyqësori, ashtu edhe nga institucionet e drejtësisë.

    Një tjetër fokus i reformës është rikthimi i mbikëqyrjes elektronike, e cila prej disa vitesh nuk funksionon. Ministri theksoi se po punohet që kjo masë të vihet sërish në dispozicion të gjykatave si një alternativë ndaj arrestit, duke mundësuar vendime më proporcionale dhe të arsyetuara.

    Sipas Gogut, këto ndryshime synojnë uljen e numrit të paraburgosurve dhe afrimin e sistemit shqiptar të drejtësisë me standardet europiane. Në përfundim të vizitës, ai vuri theksin te rëndësia e rehabilitimit dhe riintegrimit të të dënuarve në shoqëri me dinjitet të plotë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Debati për terapinë hormonale të transgjinorëve, Mitropoliti i Korçës: Prindërit të mbrojnë fëmijët dhe vlerat familjare

    June 1, 2026

    Shkruan Ledian Cikalleshi – Kush e prishi Myftininë e Korçës?

    June 1, 2026

    Nis restaurimi i Kullës së Turanit

    May 31, 2026

    Peshkëpia drejt shuarjes, nga 800 banorë kanë mbetur vetëm 30

    May 31, 2026
    TE FUNDIT

    Debati për terapinë hormonale të transgjinorëve, Mitropoliti i Korçës: Prindërit të mbrojnë fëmijët dhe vlerat familjare

    June 1, 2026

    Gogu nga Pojska: Amnistia me fytyrë njerëzore, rikthehet mbikëqyrja elektronike

    June 1, 2026

    Shkruan Ledian Cikalleshi – Kush e prishi Myftininë e Korçës?

    June 1, 2026

    Nis restaurimi i Kullës së Turanit

    May 31, 2026
    EKSKLUZIVE

    Tentoi të vriste me thikë një 60-vjeçar gjatë një konflikti, arrestohet autori në Korçë. Në pranga edhe dy të rinj për vjedhje

    E turpshme, vidhet tyrbja e Gjonçit – nëna në polici; “Vajza 13 vjeçe ka ikur nga shtëpia”

    Është krijuar zyrtarisht grupi i ri i motoristëve në Korçë: Free Spirit.

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.