Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Gërmohen varret Ilire të Selcës “Kodi Penal thotë 8 vite burg, deklarata e policisë thotë ‘varrezë publike’”
    Vendi

    Gërmohen varret Ilire të Selcës “Kodi Penal thotë 8 vite burg, deklarata e policisë thotë ‘varrezë publike’”

    December 14, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga Artin Halili

    Kur Varret Monumentale Ilire trajtohen si “varrezë publike” dhe gërmimet quhen “gropa të vogla”

    Tona

    Ngatërresat institucionale në Shqipëri nuk janë të reja. Por kur edhe sot, në radhët e institucioneve ligjzbatuese, hasim ende dallkaukë që nuk njohin as bazat e trashëgimisë kulturore, minimumi që pritet prej tyre është të pyesin dhe t’i referohen ligjit, përpara se të dalin me deklarata publike.

    Jo më larg se dje, banorët e Selcës së Poshtme njoftuan inspektorin e zonës se disa persona po kryenin gërmime për objekte arkeologjike në Varret Monumentale Ilire të Selcës. Për sqarim publik:
    Zona është shpallur me VKM “Zonë Arkeologjike e Rëndësisë A”, çka nënkupton vlerë shumë të lartë kombëtare dhe mbrojtje maksimale ligjore.

    Pas njoftimit, policia u vu në lëvizje dhe në zonë u kapën në flagrancë 3 persona, ndërsa një i katërt u largua me motor. E theksoj “u vu në lëvizje”, sepse kjo është hera e tretë që ky sit arkeologjik dhunohet brenda dy muajsh dhe policia nuk kapte askënd.

    Në zonë, sipas informacioneve, ka shkuar edhe një arkeolog, ndër më profesionistët e juglindjes, Florenc Cenolli çka të krijon bindjen se më në fund po trajtohej siç duhet një rast i tillë. Dhe jam i bindur që Florenci nuk ka kursyer askënd në raportin e tij mbi dëmin e shkaltuar.

    Por çfarë lexojmë sot në deklaratën zyrtare të Policisë?

    “…procedimi penal për veprat ‘Dhunimi i varreve’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’… gërmime në gropa të vogla…”

    Asnjë fjalë për faktin që bëhet fjalë për sit arkeologjik, aq më pak për Zonë Arkeologjike të Rëndësisë A.
    Asnjë referencë për dëmtim të veprave të kulturës.

    Çfarë thotë ligji dhe jo “gropat e vogla”
    Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë është shumë i qartë:
    Neni 160 – Dëmtimi i monumenteve të kulturës
    Kushdo që me vetëdije shkatërron apo dëmton vepra të kulturës, përfshirë sitet arkeologjike, dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vjet.

    Kur dëmtimi ka të bëjë me vepra me rëndësi kombëtare, dënimi shkon deri në 8 vjet burgim.

    ➡️ Varret Monumentale Ilire të Selcës janë vepra kulture me rëndësi kombëtare. Pikë.
    Nuk janë as “varrezë publike”, as “pronë private”, dhe as “gropa të vogla”.

    Fotot e publikuara, mjetet e përdorura dhe thellësia e gërmimeve flasin vetë. Termi “gropa të vogla” të kujton justifikimet e dikurshme të “piklës”, që u përdor për të relativizuar shkatërrimin e një territori në jug nga një ish ministre!

    Në kohë jo shumë të largëta, ndërhyrja në site arkeologjike ndëshkohej pa kompromis. Sot, fatkeqësisht, po relativizohet nga deklarata që minimizojnë dëmin dhe i shpëtojnë autorët nga pasojat reale ligjore.

    Trajtimi i këtij rasti si “dhunim varresh” dhe “shkatërrim prone” ul artificialisht peshën penale të veprës dhe krijon precedent shumë të rrezikshëm për sitet arkeologjike.

    DRTK Korçë dhe Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit duhet:
    -të kërkojnë rikualifikimin e veprës penale,
    -të insistojnë në zbatimin e Nenit 160 të Kodit Penal,
    -dhe të marrin masa urgjente për rrethimin dhe mbrojtjen fizike të sitit.

    Sepse me ritmin që po hapen gropa çdo ditë, nesër siti arkeologjik do vijojë të trajtohet si “varrezë publike”, dhe trashëgimia jonë do të mbetet vetëm në libra dhe gropa të vogla gjithandej.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec/ Kujtimi, beteja me kancerin dhe shpresa për të jetuar

    February 4, 2026

    Servisi, kontrolli dhe ‘kafeja’ që nuk ngop

    February 4, 2026

    Prokuroria Korçë dërgon në gjyq tre persona për fajde dhe pastrim parash

    February 4, 2026

    Pogradec | Banorët e Gurrasit protestë para bashkisë: Tokat tona janë dhënë me qira pa të drejtë

    February 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Derbi i volejbollit të femrave, Skënderbeu-Pogradeci mbahet nesër (të premten)në Korçë.

    Zjarr në një banesë në pedonalen e Korçës, nuk raportohet për të lënduar

    “Më kërcënoi”/ Flet qytetari që u përfshi në konflikt me këshilltarin në bashki: Turp të kenë, kjo punë nuk do ngelet këtu

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.