Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Gelda Kadiolli, 17-vjeçarja korçare që sfidon barrierat në futbollin shqiptar
    Sport

    Gelda Kadiolli, 17-vjeçarja korçare që sfidon barrierat në futbollin shqiptar

    August 27, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Gelda Kadiolli është 17-vjeçarja nga Korça që 11 prej vitesh stërvitet me djemtë e Akademisë së Skënderbeut, duke thyer çdo tabu në një sport ku vajzat janë ende pakicë.

    Në fushë, ndryshimi mes saj dhe djemve është pothuajse i padukshëm. Talenti, pasioni dhe disiplina e kanë bërë Geldën një lojtare të pakrahasueshme, ndërsa jashtë fushës ajo tërheq gjithmonë vëmendjen e njerëzve që nuk e fshehin habinë e tyre për forcën dhe vendosmërinë e saj.

    Your browser does not support the video tag.

    “E nisa 6 vjeç, pas një shoku që luaja në pallat, pastaj i thashë babit që do futem, ai e ka superqejf futbollin. Mami nuk e kishte me qejf se koha që një vajzë të luante futboll ishte e papranueshme. E nisa me djemtë dhe vazhdoj me ta. Janë mësuar se u bënë 11 vite, me shohin njëlloj me veten e tyre, nuk ka ndryshim të madh përveç gjatësisë dhe gjinisë. Si ka mundësi që luan me djemtë, pse nuk e ke lënë, si ka mundësi që luan si sport, u them që e kam pasion, është gjëja ime”, shprehet Gelda Kadiolli.

    Arritjet e saj flasin vetë. Gelda luan si për kombëtaren A, ashtu edhe për U19 dhe U17, duke u shndërruar në një nga shpresat më të mëdha të futbollit shqiptar për femra.“Ka qenë privilegj kur më ka ardhur ftesa sepse normal dhe mosha, dhe duke luajtur me vajza që kanë eksperiencë futbollin, është nder të luash për kombin. Rëndon ajo bluzë. Nuk përshkruhet si ndjenjë”, tha ajo.

    E ardhmja e saj është e sigurt jashtë kufijve, aty ku futbolli i femrave është në nivele shumë më të larta.

    “Dua të vazhdoj sportin jashtë. Në Shqipëri do kthehem të luaj për kombëtaren, nuk e lë shtetin që u rrita për ekip jashtë shtetit. Në Shqipëri është e vështirë të arrihet sakrifica për femrat”, tha futbollistja.

    E ardhmja e Geldës është jashtë kufijve, aty ku talenti i saj mund të shkëlqejë pa barriera. Në Shqipëri futbolli i femrave sapo ka nisur të ecë, por ajo tashmë po vrapon drejt ëndrrës së madhe.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu dhe Pogradeci përfitojnë nga ndalesa e Laçit, ndizet mbijetesa

    March 23, 2026

    “Nuk kishim fat me Tiranën”, Zguro ëndërron te Pogradeci: S’ka çfarë bën Skënderbeu dhe Laçi nëse…

    March 18, 2026

    Skënderbeu ruan kreun në Fier, Pogradeci fiton në Kavajë

    March 14, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dëfrim Methasani/Tradita e Vjetër e Pushimeve Familjare në Pogradec

    “Nga guri, lindi shpresa”, historia e Danjel Novakut nga Rrodokali i Pogradecit

    Mirgen Shamblli, koleksionisti i artë korçar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.