Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Furtunë për “One Albania”/ Hungaria bllokon 16 mld € euro për 4iG, dyshime për faliment
    Vendi

    Furtunë për “One Albania”/ Hungaria bllokon 16 mld € euro për 4iG, dyshime për faliment

    April 27, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Qeveria e re hungareze njoftoi se do të rishikojë aplikimin e kredisë 16 miliardë euro për sektorin e mbrojtjes nga Komisioni Europian për shkak të rreziqeve të korrupsionit. Lajmi është bërë publik nga Euronews, i cili citon burime nga partia e kryeministrit të sapozgjedhur Magyar.

    “Ne do ta shqyrtojmë në mënyrë kritike listën e paraqitur nga qeveria në largim dhe do të marrim vendime bazuar në nevojat reale dhe një vlerësim të rreziqeve të korrupsionit”, tha një burim brenda Partisë Tisza për Euronews në kushte anonimiteti.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas Euronews rreziqet e korrupsionit të përmendura kuptohen se lidhen me interesat industriale hungareze me lidhje me qeverinë në largim të Viktor Orbán. Dhe kompania kryesore që përfaqëson këto interesa është 4iG, e cila në Hungari konsiderohet si një nga shtyllat e korrupsionit të qeverisë së Orban.

    Vitin e kaluar Komisioni Europian lançoi një skemë qindra miliardë euro për të mbështetur shpenzimet e mbrojtjes të vendeve anëtare. Paketa e financimeve bazohej në kredi me interesa të buta dhe ish-qeveria e Viktor Orban aplikoi për 16 miliardë euro.

    Por pas lançimit të skemës një pjesë e madhe e industrisë hungareze të mbrojtjes u privatizua nga 4iG, përmes disa procedurave që tashmë janë nën hetim për korrupsion.

    Sipas mediave hungareze, pjesën më të madhe të këtyre fondeve do ta përfitonte pikërisht kompania 4iG.

    Bllokimi i kredisë nga qeveria e Magyar dyshohet se lidhet kryesisht me 4iG, e cilësuar si kompania e oborrit të Orban. Për shkak të këtyre zhvillimeve, kontroll.hu, një media e afërt me partinë e kryeministrit Magyar, shkruan se 4iG mund të shkojë drejt falimentimit.

    4iG është kompania mëmë, e cila zotëron One Albania, një nga dy aktorët e oligopolit celular në Shqipëri. Tronditjet financiare të 4iG pritet të kenë pasoja serioze mbi One.

    Të dhënat nga bilanci i kompanisë celulare tregojnë varësi të lartë financimi nga mëma e saj 4iG. Sipas të dhënave nga bilanci, në fund të vitit 2024 One Albania kishte rreth 9.1 miliarde lekë ose mbi 96 milionë euro hua të marra nga grupi mëmë.

    Aktualisht One Albania është duke negociuar marrjen e një kredie të madhe nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. Por zhvillimet e fundit brenda grupit 4iG kanë rritur ndjeshëm rreziqet financiare për One, të cilat mund t’i përcillen sektorit bankar vendas në kushtet e financimeve të pakujdesshme.

    Tashmë One Albania dhe gjithë grupi 4iG klasifikohen si një korporatë me reputacion të damkosur për shkak të lidhjeve politike të kompanisë si dhe me risqe të larta financiare, jo vetëm për shkak të bllokimit të fondeve që grupi përfitonte nga ish qeveria e Orban, por për shkak edhe të pasojave të mundshme ligjore nga hetimet për korrupsion që ka parlajmëruar qeveria e Peter Magyar.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026
    TE FUNDIT

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026
    EKSKLUZIVE

    Festa e birrës në Korçë, rezervohen 80% e kapaciteteve të hoteleve e bujtinave

    Korçë – Arrestime dhe ngjarje të evidentuara nga Policia lokale

    Radhë në kufirin me Greqinë pas vënies në funksion të sistemit të ri të kontrollit nga pala greke

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.