Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Prokuroria e Korçës; “Dyshime për shpërdorim detyre në operacionin e Violand Bracellarit”

    June 7, 2026

    Kociu ne Pogradec: Restaurimi i banesave karakteristike nxit turizmin gjithevjetor

    June 7, 2026

    Ben BLUSHI: Një protestë e bukur që rrezikohet nga urrejtja

    June 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Flet për herë të parë nëna e Violand Bracellarit
    Vendi

    Flet për herë të parë nëna e Violand Bracellarit

    June 7, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    E pyetur nga gazetarët lidhur me ngjarjen, Berdane Bracellari ka treguar si dëshmitare okulare versionin e saj mbi mëngjesin e datës 4 Qershor

    Your browser does not support the video tag.

    “Kam qenë që në fillim, hyra në stallë si gjithmonë, në krahun matanë hyra vet, në anën tjetër hyn djali. Djali asnjëherë nuk më futej në punë, thjesht me ikën dy punëtorë dhe erdhi. Kisha një parandjenjë se përherë kemi qenë duke u mbrojtur për shkak të policisë. Erdhi policia, i thashë; “Djalë, erdhën”. Djali qenka hedhur dritarja e vicave, aty ishte polici. Del lart djali, i bie polici. ”

    Pyetje – “Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?”

    “Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorezohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart”

    Pyetje – “Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?”

    “Violandi me mua jo se rrinte, ishte I dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bene 10 gramë ”

    Pyetje – A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?

    ” Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndertim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan ”

    Pyetje – A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?

    ” Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar. ”

    Pyetje – Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë

    “Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë. ”

    Pyetje – A ka patur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?

    ” Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata. ”

    Pyetje – Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?

    ” Më vjen shumë keq, zere sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.”

    Pyetje – Do e takosh Violandin?

    “Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të”

    Pyetje – Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?

    “Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë”

    Pyetje – A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?

    “Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.”

    Pyetje – Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.

    ” Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete. ”

    Pyetje – Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?

    “Ka ikur sepse e kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit
    Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke – i thashë. Ishte shumë mashtrues.”

    Pyetje – Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim

    ” Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë? “

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Prokuroria e Korçës; “Dyshime për shpërdorim detyre në operacionin e Violand Bracellarit”

    June 7, 2026

    Kociu ne Pogradec: Restaurimi i banesave karakteristike nxit turizmin gjithevjetor

    June 7, 2026

    Ben BLUSHI: Një protestë e bukur që rrezikohet nga urrejtja

    June 7, 2026

    Gonxhe nga Pogradeci: Protesta për Zvërnecin kërkon analizë të thellë dhe dialog

    June 6, 2026
    TE FUNDIT

    Prokuroria e Korçës; “Dyshime për shpërdorim detyre në operacionin e Violand Bracellarit”

    June 7, 2026

    Kociu ne Pogradec: Restaurimi i banesave karakteristike nxit turizmin gjithevjetor

    June 7, 2026

    Ben BLUSHI: Një protestë e bukur që rrezikohet nga urrejtja

    June 7, 2026

    Flet për herë të parë nëna e Violand Bracellarit

    June 7, 2026
    EKSKLUZIVE

    E Pabesueshme Në Korçë: I Gjithë Fshati ‘Zhduket’, Denoncimi!

    Kontrabandë në aksin Kapshticë–Bilisht dhe kalim ilegal në Greqi, dy shtetas nën hetim

    Emri – Arrestohet 46 vjeçari nga Devolli me 16 kg kanabis

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.