Skuadra e Gjokës e nisi ndeshjen me një gol të shpejtë të Nasr. Por miqtë me kalimin e minutave fituan terren dhe vunë shpeshherë në vështirësi prapavijën e vendasve, duke iu afruar barazimit. Ai do të vinte në minutat e fundit me golin e Birçajt, i cili shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes dhe të portierit të ekipit korçar.
Megjithatë, një gjuajtje me kokë e Shaqes pas zhvillimit të një goditje dënimi në minutën e 90, shmangu problemet për Skënderbeun, që fitoi 2-1 dhe ktheu përsëri diferencën ndaj Laçit ndjekës.




