Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Emrat / Plas kumari në Korçë, dy të arrestuar
    Vendi

    Emrat / Plas kumari në Korçë, dy të arrestuar

    June 13, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    DVP Korçë / Goditet një rast i ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së lojërave të fatit, nëpërmjet makinetave.

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Slot Machine”, bazuar edhe në ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

    Your browser does not support the video tag.

    Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

    Shpallet në kërkim poseduesi i makinetave të lojërave të fatit.

    Sekuestrohen 10 makineta dhe 3 aparate celularë.

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Slot Machine”.

    Gjatë operacionit është goditur një rast i lojërave të fatit të ushtruara në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet makinetave, në lokale që vihen në dispozicion për këtë veprimtari.

    Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    Thanas Sulo, 53 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”;(ka lëshuar me qera lokalin ku u gjetën makinetat)

    Mateos Shurdho, 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”(i punësuar në lokalin ku ishin instaluar makinetat).

    Gjithashtu u shpall në kërkim D. M., 50 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”,
    “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe
    “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën në flagrancë gjatë organizimit të lojërave të fatit me anë të makinetave, në kundërshtim me ligjin.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 makineta të lojërave të fatit dhe 3 aparate celularë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Arrestime bixhoz Djathtas Korçë kumar
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    109-vjetori i Krahinës Autonome të Korçës – ekspozitë me dokumente të rralla dhe paradë kostumografie

    Aksident në Korçë, makina përplas këmbësoren

    1 në 4 kryebashkiakë shqiptarë të përfshirë në hetime ose të shpallur fajtor nga SPAK

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.