Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rama zbardh prapaskenat e mbledhjes në Pogradec: Llogari muaj për muaj për ministrat e deputetët

    August 25, 2026

    Alarmi/ Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

    August 25, 2026

    13 sportistë të Olimpikut Special stërviten në Korçë, synojnë Lojërat Speciale “Santiago 2027”

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Dy vite pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria dërgon për gjykim pesë të pandehurit, dy akuzohen për “vrasje me dashje”
    Vendi

    Dy vite pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria dërgon për gjykim pesë të pandehurit, dy akuzohen për “vrasje me dashje”

    July 9, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Dy vite pas vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga, Prokuroria pranë Gjykatës së Korçës ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj pesë personave të përfshirë në këtë çështje.

    Sipas organit të akuzës, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe do të përballen me akuzën e “vrasjes me dashje, të kryer në bashkëpunim”, ndërsa Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku akuzohen për moskallëzim të krimit dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, vepra penale të kryera në bashkëpunim.

    Your browser does not support the video tag.

    Për dy të akuzuarit kryesorë, Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të pandehurit e tjerë vijojnë të jenë nën masën “detyrim paraqitjeje”.

    Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, Egli Proga humbi jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale të shkaktuar nga një goditje me grusht në kokë. Për të mbështetur akuzën, Prokuroria është bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, dëshmitë e personave të pyetur gjatë hetimit, pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes, si dhe prova të tjera të administruara gjatë procesit hetimor.

    Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 10 gushtit 2024 në Pogradec dhe shkaktoi reagime të forta në opinionin publik. Fillimisht, çështja u hetua me një tjetër kualifikim penal, por pas administrimit të provave të reja dhe përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore, akuza u rikualifikua në “vrasje me dashje”.

    Gjatë dy viteve të fundit, familjarët e Egli Progës kanë organizuar protesta dhe kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke kërkuar që hetimet të përfshijnë edhe mënyrën e reagimit të institucioneve, veçanërisht të strukturave të policisë lokale, në orët e para pas krimit.

    Me dërgimin e dosjes në gjykatë, çështja hyn tashmë në fazën e gjykimit, ku pritet të shqyrtohen provat e mbledhura nga Prokuroria dhe pretendimet e palëve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rama zbardh prapaskenat e mbledhjes në Pogradec: Llogari muaj për muaj për ministrat e deputetët

    August 25, 2026

    Alarmi/ Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

    August 25, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë. Konfirmohet rasti i parë i kësaj sëmundje në Shqipëri.

    August 24, 2026

    Pasqyra Albania, modernizimi i Bashkëqeverisjes

    August 24, 2026
    TE FUNDIT

    Rama zbardh prapaskenat e mbledhjes në Pogradec: Llogari muaj për muaj për ministrat e deputetët

    August 25, 2026

    Alarmi/ Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

    August 25, 2026

    13 sportistë të Olimpikut Special stërviten në Korçë, synojnë Lojërat Speciale “Santiago 2027”

    August 25, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë. Konfirmohet rasti i parë i kësaj sëmundje në Shqipëri.

    August 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    I zhdukur që prej 2 Prillit, 16-vjeçari nga Korça, Anxhelo Abidini gjendet në Durrës

    Emri – Drogë në Maliq, arrestohet 39 vjeçari

    Muharrem Meko – Zëri i guximit që sfidon heshtjen

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.