Ersekë – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 29 vjeç dhe E. N., 35 vjeç, banues në Ersekë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Sipas Policisë, dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin në lagjen nr. 1, Ersekë. Pas konfliktit, 35-vjeçari është përfshirë në një përplasje edhe me shtetasen N. Sh., 41 vjeçe, banuese në Ersekë.
Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë për neutralizimin e situatës, dy të arrestuarit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.


