Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » DVP Korçë: Procedime penale, arrestime dhe sekuestrime armësh e narkotikësh
    Vendi

    DVP Korçë: Procedime penale, arrestime dhe sekuestrime armësh e narkotikësh

    December 18, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Policia e Korçës ka vijuar kontrollet dhe veprimet ligjore në të gjithë territorin e qarkut, duke referuar disa raste në Prokurori, si dhe duke kryer arrestime në flagrancë.

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M., 30 vjeç dhe M. B., 32 vjeç, banues në fshatin Burimas. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues M. B. dhe pasagjer A. M., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, u gjet një tjetër sasi e së njëjtës lëndë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Tona

    Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

    Nga Komisariati i Policisë Korçë u referuan materialet në Prokurori për shtetasin Gj. L., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2 është konfliktuar fizikisht me shtetasin L. C., për motive të dobëta.

    Gjithashtu, Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori për shtetasit I. M., 53 vjeç dhe S. T., 48 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”. Dyshohet se ata kanë marrë me qira dy automjete dhe nuk ia kanë kthyer pronarit, sipas kontratës.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. J., 54 vjeç, banues në fshatin Hoçisht. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 9 granata dore (3 ofensive dhe 6 difensive), si dhe 8 ndezës të unifikuar. Vijon puna për kapjen e tij.

    Po ashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. B., në një lokal në Bilisht.

    Nga Komisariati i Policisë Maliq u referuan materialet në Prokurori për shtetasin G. Ll., banues në fshatin Tërovë, Maliq, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje në një tokë të pushtuar prej tij.

    Të gjitha materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

    Kazerma e Cerenit
    Ballkan Desina
    Zeqillari
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Dorina Bejko nga prokurore në Pogradec te një nga figurat kyçe të SPAK në luftën kundër korrupsionit

    February 10, 2026
    TE FUNDIT

    Arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale në Korçë

    February 11, 2026

    “Absurdi i aktakuzës për katër përfaqësuesit e UÇK”

    February 11, 2026

    Prezantimi i gjetjeve të monitorimit për bashkinë Korçë

    February 11, 2026

    Skënderbeu forcohet para Apolonisë, mes fushori që ka shënuar 2 gola zbarkon në stërvitje me korçarët

    February 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Devolli fiton para tifozëve, java sjell 13 gola në Kategorinë e Dytë

    Takim historik mes Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joanit, dhe Papa Leonit XIV

    Disiplina e FSHF vendos për ndeshjen Iliria – Skënderbeu, ja çfarë do të ndodhë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.