Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. H., 34 vjeç dhe F. D., 22 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Reagim i Policisë Rrugore
Pas publikimit të një videoje ku shfaqej një automjet duke kryer manovra të rrezikshme në aksin rrugor “Ersekë–Leskovik”, specialistët e qarkullimit rrugor kryen verifikimet përkatëse dhe identifikuan drejtuesin e automjetit, shtetasin O. I.
Në bazë të pikës 10 të nenit 141 dhe pikës 3 të nenit 127 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit u ndëshkua me gjobë 12 000 lekë, si dhe me zbritjen e 10 pikëve nga leja e drejtimit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe garanton reagim të menjëhershëm, në përputhje me ligjin.


