Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » DVP Korçë: Dy shoferë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq
    Vendi

    DVP Korçë: Dy shoferë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    May 5, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka vijuar kontrollet dhe veprimet ligjore në disa zona të qarkut, duke arrestuar dy shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur, si edhe duke referuar disa raste të tjera për procedim penal.

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 20 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, në pranga ra edhe shtetasi I. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, i cili u ndalua në lagjen nr. 2 të qytetit, gjithashtu duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë edhe për një 17-vjeçare nga Pogradeci, e cila u kap në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

    Në Korçë, Specialistët për Hetimin e Krimeve nisën procedim penal ndaj shtetasit S. E., 23 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka thyer xhamin e derës hyrëse të Urgjencës së spitalit të Korçës.

    Po ashtu, në Maliq, nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 61 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, i dyshuar për vetëgjyqësi, pasi ka punuar me mjet bujqësor një sipërfaqe toke për të cilën pretendohet pronësia edhe nga një shtetas tjetër.

    Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ekskluzive – “Në shtator do të shkarkoheni” / Detaje nga takimi i Ramës me ministrat

    Krishtlindje në Korçë, turisti gjerman: Ajo për të cilën lutem për Shqipërinë është paqja

    Donika Tele, njeriu që i dhuroi jetën gazetarisë lokale

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.