Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale
    Vendi

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Strukturat e Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë vijuar kontrollet dhe veprimet hetimore në të gjithë qarkun, duke goditur disa raste të shkeljeve të ligjit.

    Your browser does not support the video tag.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë një 38-vjeçar nga Durrësi, i kapur në aksin “Korçë–Ersekë” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë, nisi procedimi penal për një 43-vjeçar në aksin “Qafë Thanë–Pogradec”, për të njëjtën shkelje.

    Po ashtu, një 17-vjeçar në bulevardin “Republika” në Korçë përplasi një automjet të parkuar dhe u largua nga vendi i aksidentit. Nga verifikimet rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

    Në fushën e hetimit të krimeve, një 23-vjeçar u arrestua pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Gjithashtu:

    • Një 68-vjeçare dyshohet se i ka vjedhur çantën një 34-vjeçareje në lagjen nr. 1, në Korçë. Policia gjeti një pjesë të parave dhe celularin e vjedhur në banesën e saj.
    • Procedim penal nisi për dy shtetas, pasi një 18-vjeçar ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe në celularin e tij u gjetën faqe bastesh sportive.
    • Një 30-vjeçar në fshatin Belorta u kap duke kryer ndërtime pa leje.

    Në fushën ekonomiko-financiare, një 50-vjeçar në fshatin Trestenik, Devoll, u procedua për kontrabandë, pasi transportonte bombola me gaz freon pa dokumentacion, pranë kufirit me Greqinë.

    Në Devoll:

    • Një 48-vjeçar dyshohet se ka kanosur me thikë një shtetas për motive të dobëta.
    • Një 59-vjeçare u procedua pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë një 46-vjeçare pas një konflikti.

    Në Maliq:

    • Një 36-vjeçare u procedua pasi dyshohet se nuk ka lejuar ish-bashkëshortin të takojë fëmijën, në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
    • Një 60-vjeçar nga Tirana u procedua për vetëgjyqësi, pasi pengonte kalimin në një pronë në fshatin Kakaç.

    Ndërkohë, në fshatin Kreshovë të Kolonjës, një automjet u përfshi nga flakët. Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike.

    Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026
    TE FUNDIT

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë “ringjall” Bishnicën dhe Liqenet e Lukovës: turistët zbulojnë mrekullitë e Mokrës

    Vezët me salmonelë në Gramsh, kompania e bashkëshortes së deputetit të PS

    Doktor Ziçishti, shembulli i mjekut të vërtetë në shërbim të njerëzve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.