Në qarkun e Korçës, Policia ka raportuar disa ngjarje të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit. Në Pogradec, dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë dhunuar dy shtetas në fshatin Blacë për motive të dobëta. Ndërkohë, policia po vijon punën për kapjen e personit të tretë të përfshirë.
Po në Pogradec, dy shtetas nga Tiranë janë shpallur në kërkim për mashtrim, pasi dyshohet se janë larguar nga një hotel pa kryer pagesën e akomodimit dhe shërbimit.
Në Korçë, një 27-vjeçar është proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Ndërsa në Maliq, një grua është proceduar penalisht pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


