Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korçë-Pogradec/ Arrestim për dhunë në familje dhe disa procedime penale

    March 6, 2026

    Dhunë në familje, kanosje dhe shkelje të rregullave në punë/Policia e Korçës ndalon një 62-vjeçar në kërkim

    March 6, 2026

    Pogradec/ Arrestohet një 34-vjeçar për plagosje me mjet të mprehtë, një tjetër shpallet në kërkim për dhunë në familje

    March 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Dhunë në familje, kanosje dhe shkelje të rregullave në punë/Policia e Korçës ndalon një 62-vjeçar në kërkim
    Vendi

    Dhunë në familje, kanosje dhe shkelje të rregullave në punë/Policia e Korçës ndalon një 62-vjeçar në kërkim

    March 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Policia e Korçës ka ndaluar një 62-vjeçar të shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe shkelje të vendimit të gjykatës.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kapën dhe ndaluan shtetasin P. M., 62 vjeç, banues në fshatin Liqenas, Pustec. Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ndaj djalit të saj.

    Your browser does not support the video tag.

    Po ashtu, materialet u referuan në Prokurori për një 17-vjeçare, banuese në Korçë, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”. Ajo dyshohet se ka kanosur me telefon një 14-vjeçare, që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj një shoqeje të saj, me të cilën kishte pasur konflikt.

    Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 46 vjeç, banues në Pogradec, drejtues teknik në një subjekt për instalimin e paneleve fotovoltaike. Ai dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi për shkak të mungesës së masave të sigurisë është dëmtuar në dorë gjatë punës një punonjës i subjektit, shtetasi F. M., 36 vjeç.

    Në një tjetër rast, Policia bëri me dije se shtetasi R. J., 41 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte larguar nga banesa më 24 shkurt, është gjetur dhe është rikthyer pranë familjes.

    Ndërsa mëngjesin e sotëm, në spitalin e Prrenjasit është dërguar pa shenja jete shtetasi G. Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Rodokal i Sipërm, Pogradec. Nga hetimet paraprake dhe deklarimet e familjarëve dyshohet se ai, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës dhe rrethanave të rastit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Korçë-Pogradec/ Arrestim për dhunë në familje dhe disa procedime penale

    March 6, 2026

    Pogradec/ Arrestohet një 34-vjeçar për plagosje me mjet të mprehtë, një tjetër shpallet në kërkim për dhunë në familje

    March 5, 2026

    Bido-Peleshit: Ju tërheq vërejtjen për Berishën, kryeparlamentari: Keni mungesë eksperience

    March 5, 2026

    Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet pas rritjes së çmimit të bukës në Korçë

    March 5, 2026
    TE FUNDIT

    Korçë-Pogradec/ Arrestim për dhunë në familje dhe disa procedime penale

    March 6, 2026

    Dhunë në familje, kanosje dhe shkelje të rregullave në punë/Policia e Korçës ndalon një 62-vjeçar në kërkim

    March 6, 2026

    Pogradec/ Arrestohet një 34-vjeçar për plagosje me mjet të mprehtë, një tjetër shpallet në kërkim për dhunë në familje

    March 5, 2026

    Bido-Peleshit: Ju tërheq vërejtjen për Berishën, kryeparlamentari: Keni mungesë eksperience

    March 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Skënderbeu U19 shpartallon skuadrën andorreze, rezultat i çmendur

    Përgjimet/ “Bankers” pagoi Top Channel dhe Klan për të mos raportuar protestën e punëtorëve

    Arrestohen 3 të huaj në Qafë Thanë, dokumente të falsifikuara për kalim

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.