Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë/ Policia: Konflikti kishte nisur më herët, autori u largua drejt varrezave – viktima u qëllua me kallashnikov

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Dhunë në familje, aksidente dhe arrestime në qarkun e Korçës
    Vendi

    Dhunë në familje, aksidente dhe arrestime në qarkun e Korçës

    April 24, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Disa ngjarje të ndryshme janë regjistruar në 24 orët e fundit në qarkun e Korçës, ku nuk kanë munguar rastet e dhunës në familje, drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur dhe aksidentet rrugore.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë një 48-vjeçar nga fshati Starje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Sipas Policisë, i njëjti shtetas ka kundërshtuar edhe uniformat blu, duke i fyer dhe goditur ata gjatë shoqërimit në komisariat.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, Policia Rrugore arrestoi një 31-vjeçar në Korçë, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, një tjetër drejtues automjeti në aksin “Bilisht-Miras” humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. 38-vjeçari, i cili rezultoi gjithashtu në gjendje të dehur, mbeti i dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Në Pogradec, u procedua penalisht një 33-vjeçar për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjithashtu, dy shtetas në fshatin Bletas u përfshinë në një konflikt fizik për motive të dobëta brenda një lokali, ku njëri prej tyre theu xhamin e derës me grusht.

    Në një tjetër zhvillim, në Devoll, një 26-vjeçar i raportuar më herët si i larguar nga banesa ku ishte strehuar, u gjet nga shërbimet dhe u rikthye në shtëpinë e tij në Bilisht, në bashkëpunim me shërbimet sociale.

    Ndërsa në Maliq, një aksident rrugor i ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, la të plagosur dy persona. Automjetet e drejtuara nga dy shtetas u përplasën, duke shkaktuar dëmtime për një drejtues mjeti dhe një pasagjere rreth 40 vjeçe. Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë së Korçës, ndërsa grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kozeta Shagla ka rrëfyer momentet e para pas të shtënave.

    August 8, 2026

    Tre shtetas të shoqëruar, autori ende në arrati/ Policia reagon për vrasjen në Korçë

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë/ Policia: Konflikti kishte nisur më herët, autori u largua drejt varrezave – viktima u qëllua me kallashnikov

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë/ Dyshohet se u konfliktuan pak para ngjarjes, viktima kishte thikë në dorë

    August 8, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Ledjan Zeqollari zbulon medalionin e rrallë që ruan historinë e luftës në Mokër

    Keni dëgjuar për këto destinacione në Kolonjë? Do t’ju lenë pa frymë!

    Kontrolle dhe procedime në Korçë, Maliq e Kolonjë: ndalohen prerjet e paligjshme, hetime për vjedhje dhe ndërtim pa leje

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.