Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Deputeti PS akuza strukturave të qeverisë: Keni dështuar me fermerët, ngelet duke bërë pushime! AZHBR duhet shkrirë
    Vendi

    Deputeti PS akuza strukturave të qeverisë: Keni dështuar me fermerët, ngelet duke bërë pushime! AZHBR duhet shkrirë

    January 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Deputeti socialist Erion Braçe, përmes një postimi në rrjete sociale ka kritikuar administratën shtetërore për ditët e gjata të pushimit në fundvit dhe neglizhencën për të alokuar paratë për fermerët.

    Deputeti thotë se partatë janë aty, 13 milion euro nga viti i kaluar dhe 19 milion euro të shtuara me aktin normativ, të cilat janë jetike për bujqësinë, por nuk kanë kaluar te bujqit.

    Your browser does not support the video tag.

    Teksa kritikon AZHBR-në, e cila sipas tij, duhet të zhbëhet, për shkak se nuk dështoi që t’iu jepte paratë fermerëve brenda vitit. “Natyrisht AZHBR dështoi të paguante paratë brenda vitit dhe po e përsëris, duhet zhbërë nga themelet.”

    “Këta njerëz duhet të jenë 24 orë në punë të paguajnë bujqit që nuk punojnë në zyra siç këta, por në fushë mes shiut, në sera të ngrira nga ftohti i fillimvitit, në stalla etj!” përfundoi ai.

    Postimi i Erion Braçes:

    Më në fuuuund në punë!

    “Më në fuuund” sepse dy javet e fundit është punuar vec 5 ditë në total; kaq shumë ditë pushim kishte dhe të tjera dhjetori, mund të jenë të vlefshme për rikuperim e konsum, por ka edhe nevoja të tjera ky vend; Njerëzit duan të marrin çfarë u takon dhe natyrisht të marrin edhe shërbim.

    Përr shembull;

    Gjatë këtyre ditëve “pushim”, nga njerëz që punojnë, populli i fshatit është në punë pa pushim, kam marrë shumë mesazhe për “lekët e mbështetjes për nafte, bagëti etj”; Lexojini dy prej tyre këtu në vijim.

    Sot mësoj se e kemi mbyllur vitin me 13 milionë euro mbështetje për bujqit në punë pa paguar, ndërkohë që kemi shtuar edhe 19 milionë euro me aktin normativ. Gjithsej, 32 milionë eurove për t’u paguar bujqve!

    Ne kemi patur problem pamjaftueshmërinë e parave për bujqit, tani që kemi para nuk paguajmë.

    Natyrisht AZHBR dështoi të paguante paratë brenda vitit dhe po e përsëris, duhet zhbërë nga themelet.

    Këta njerëz duhet të jenë 24 orë në punë të paguajnë bujqit që nuk punojnë në zyra siç këta, por në fushë mes shiut, në sera të ngrira nga ftohti i fillimvitit, në stalla etj!

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë/ Arrestime dhe procedime për drejtim pa leje, konflikte dhe kanosje; në Pogradec kërkohet vajza 15-vjeçare e larguar nga banesa

    Krishtlindje në Korçë, turisti gjerman: Ajo për të cilën lutem për Shqipërinë është paqja

    Situata në Qarkun Korçë: Probleme me energjinë, rrugë të bllokuara dhe përmbytje në disa zona

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.