Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Dejvi Hoxha, i riu që do të drejtojë Qendrën Rinore Korçë
    Vendi

    Dejvi Hoxha, i riu që do të drejtojë Qendrën Rinore Korçë

    August 12, 2025Updated:August 12, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pas disa viteve mbyllje, Qendra Rinore Korçë është gati të rihapë dyert, dhe drejtimin e saj do ta marrë një emër i njohur e i respektuar në komunitet – Dejvi Hoxha, 27-vjeçari energjik, komunikues dhe me një përvojë të gjerë në fushën e projekteve rinore, sociale dhe mediatike.

    I lindur dhe rritur në Korçë, Dejvi është një nga të rinjtë që ka spikatur për angazhimin e tij të pandalshëm në dobi të komunitetit. Karrierën e nisi si gazetar dhe spiker në RTSH Korça, duke u bërë një zë i njohur për publikun vendas. Paralelisht, ai u aktivizua në disa prej organizatave humanitare dhe shoqatave rinore më aktive në qytet, duke marrë pjesë dhe duke udhëhequr nisma që kanë sjellë ndryshim konkret. Prej kohësh, ai mban edhe detyrën e Presidentit të Rotaract Club Korçë, ku ka ideuar dhe realizuar projekte me ndikim në fushën sociale, kulturore dhe arsimore.

    Your browser does not support the video tag.

    Eksperienca e tij profesionale është e larmishme dhe e pasur: nga roli i Specialistit të Sigurisë së Cilësisë në Postën Shqiptare, ku mbulonte 42 zyra postare të qarkut, tek pjesëmarrja si Anëtar i Këshillit Bashkiak të Korçës për katër vite, ku kontribuoi në hartimin dhe mbështetjen e politikave për të rinjtë. Gjithashtu, Dejvi ka marrë pjesë në një sërë trajnimesh dhe certifikimesh prestigjioze në fusha si teknologjia, mediat sociale, dizajni grafik, menaxhimi i projekteve dhe lidershipi.

    Me rikthimin e Qendrës Rinore, Dejvi ka një vizion të qartë: ta shndërrojë atë në një hapësirë të hapur për kreativitet, zhvillim personal dhe bashkëpunim, ku çdo i ri i qytetit të ndjejë se ka mundësinë të zhvillojë talentin e tij dhe të jetë pjesë e ndryshimit. Në planin e tij janë parashikuar aktivitete kulturore, trajnime profesionale, punëtori kreative dhe projekte bashkëpunuese me organizata brenda dhe jashtë vendit.

    “Qendra Rinore nuk është thjesht një godinë, por një vatër e gjallë idesh dhe mundësish. Synimi im është që çdo i ri i Korçës ta ndjejë këtë vend si shtëpinë e tij të dytë,” – shprehet Dejvi Hoxha.

    Me energjinë, vizionin dhe përkushtimin e tij, Dejvi pritet të sjellë një frymë të re në jetën rinore të Korçës, duke e bërë Qendrën një pikë referimi për të gjithë ata që besojnë se e ardhmja ndërtohet me ide, punë dhe bashkëpunim.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    KATEGORIA E PARE/ Besa e Maganit pa frena, Skënderbeu merr 3 piket në fund

    Fiks Fare/ Ish-banori i Big Brother mashtrime në emrin e Top Channel, u merr para bizneseve për “reklama” në BBVIP 5

    INSTAT; “312 biznese mbyllen në Korçë”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.