Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Daniel Shima dhe enigma e 10 orëve të zhdukjes së tij. Çfarë ndodhi dhe cilat janë pistat?
    Vendi

    Daniel Shima dhe enigma e 10 orëve të zhdukjes së tij. Çfarë ndodhi dhe cilat janë pistat?

    August 21, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Më parë se policia të publikonte njoftimin për humbjen e kontaktit të ish-zv. drejtorit të AKSHI, gazetarët kishin marrë njoftime të ndryshme për zhdukjen e tij. E para që dha alarmin ishte e dashura e Shimës, njëkohësisht edhe avokate e tij në çështjen që po hetohet nga SPAK. Në telefonin e saj kishte mbërritur një mesazh “po më arrestojnë” dhe më pas çdo kontakt me Daniel Shimën ishte shuar si me magji, ndërsa mamaja e tij nga ana tjetër rendi drejt policisë për të marrë informacion për djalin.

    Kur vetë Danieli u shfaq pas 10 orësh, burime brenda policisë, por jo ai vetë, përhapën lajmin se “zhdukja” kishte të bënte me një konflikt personal mes tij dhe të dashurës. A thua se bëhet fjalë për një adoleshent që befas ka zbuluar se dramat e dashurisë mund t’i shndërrojë në “giallo” për të tërhequr vëmendjen e publikut. Sido të jetë e vërteta, Daniel Shima nuk ka pasur nevojë për këtë vëmendje të madhe për zhdukjen e tij disa orëshe. Hyrje-daljet e tij në SPAK janë të regjistruara me saktësi, ndërsa ka mjaftuar vetëm hera e parë që hapi derën e Prokurorisë së Posaçme për të mos hyrë më në derën e AKSHI-t. Institucionit të përfolur për dhjetëra tendera dhe miliona të shpërdoruara për mbrojtjen kibernetike dhe ndërtimin e sistemeve elektronike që, në rastin më të mirë, nuk kanë funksionuar kurrë saktësisht.

    Your browser does not support the video tag.

    Përtej kësaj, Daniel Shima është në dijeni të shumë transaksioneve të bëra nga AKSHI dhe shumë të dhënave sensitive për sigurinë kibernetike. Një njeri me kaq kapacitete dhe detyrë të rëndësishme, që ka pasur në dorë sigurinë e vendit, nuk mund të jetë viktimë e një drame xhelozie me të dashurën. Vetëm në rast se kjo e fundit është e përfshirë në ndonjë dramë më të rrezikshme se ajo e dashurisë në çift. Ndaj jo më kot, këqyrja e telefonit të saj është ende një proces i pazbardhur, ndërsa bisedat e fundit me të dashurin janë të vetmet që policia ka arritur të lexojë. Ku ishte Daniel Shima 10 orët e alarmit për zhdukjen e tij? Ndoshta dikush kishte nevojë t’i bënte një paralajmërim të qartë dhe të fortë për të heshtur? Me kë udhëtoi ai një ditë më parë se të “humbte” në Borsh? Ka qenë udhëtimi i tij direkt apo është dashur të furnizohej me ushqim dhe karburant në Shijak? Të gjitha këto pikëpyetje kanë nevojë për përgjigje dhe hetimi duhet të nxjerrë të vërtetat për një ish-zyrtar që ruhet nga Garda e Republikës dhe befas ndihet i kërcënuar nga dashuria dhe zhduket pa lënë gjurmë. Kush beson se drama personale me një vajzë ka zhdukur pa lënë gjurmë për 10 orë njeriun që ka pasur sekretet kibernetike të Shqipërisë në dorë, është thjesht një shikues i rregullt i telenovelave. Përndryshe, në çdo vend të botës kjo ngjarje do ngrinte një alarm të madh për sigurinë jo vetëm të një ish-zyrtari, por edhe të vetë Shqipërisë. Ndoshta do bëheshin edhe filma, por do ishin filma me mafia dhe mafiozë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026
    TE FUNDIT

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    March 31, 2026

    Largohen tregtarët ambulantë nga aksi Korçë–Pogradec, fermerët kërkojnë zgjidhje për tregtimin e produkteve

    March 30, 2026

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kolonja e dëgjuar dhe Kamniku i shenjtë janë pëllëmbë e histori, lashtësi, e lavdi të përmbi 118 patriotëve të rilindjes kombëtare

    POGRADEC – FESTA E VERËRAVE DHE GËSHTENJËS: DY NETË ATMOSFERË, MUZIKË DHE TRADITË MË 5–6 DHJETOR

    Hemorragji në sy, rasti URGJENT i katërnjakëve, familjarët kërkojnë ndihmë: Rrezikojnë të humbasin shikimin

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.