Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. GJ., 19 vjeç, banues në SHBA, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin K. H., 32 vjeç, banues në fshatin Mesmal, pasi u kap duke transportuar 6m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 50 vjeç, banues në fshatin Menkulas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një 55-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Lumalsa, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e furnizimit me ujë.
Kolonjë/Më datë 17.07.2025, në fshatin Radenj, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Në Komisariatin e Policisë Kolonjë ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, se më datë 19.05.2025, në banesë, ka humbur jetën bashkëshorti i saj, dhe pretendon se stafi i klinikës mjekësore ku ai ka kryer analizat, nuk e diagnostikuar si duhet. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: A. M., 55 vjeç, banues në Korçë, I. V., 39 vjeç, banues në Krujë, R. L., 63 vjeç, banues në Durrës, dhe S. M., 29 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror“.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Sh. M., 62 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë“, pasi u kap në aksin rrugor“Pojan-Zvezdë“, duke transportuar bagëti të trasha pa certefikatë veterinarie.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë,për veprime të mëtejshme.
–
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 02:00, në lagjen nr. 15, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. I. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.