Breshër në Devoll, dëme në bujqësi
Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Zicisht të Devollit.
Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë sjellë dëme në bujqësi, si në misri, fasulja dhe zarzavatet
Pritet që grupet e punës nga emergjencat civile të dalin në terren për të konfirmuar sasinë e dëmeve.
Nga ana e bashkisë Devoll komunikohet se dëmet janë minimale por do të verifikohen në terren
Juglindja ka disa minuta që është përfshirë nga stuhia


