Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”
    Kulture

    Boboshtica, fshati që të pret me “raki mani dhe buzëqeshje”

    June 21, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Vetëm 7 kilometra larg qytetit të Korçës, fshehur mes kodrave dhe gjelbërimit të dendur, ndodhet Boboshtica – një nga destinacionet më të veçanta turistike të Shqipërisë së Juglindjes.

    E mbushur me histori, tradita, shije dhe mikpritje, Boboshtica është shumë më tepër se një fshat i zakonshëm. Sipas dëshmive të kohës, Boboshtica numëronte 80 shtëpi dhe 200 mana dhe shumë taverna. Historia e thellë e fshatit është burim krenarie për banorët vendas, të cilët, edhe pse gjithnjë e më të rralluar, vazhdojnë të mbajnë gjallë shpirtin e komunitetit.

    Ballkan Desina

    “Boboshtica është një fshat shumë i vjetër, dikur me 300-400 familje, ndërsa sot ka shumë pak familje se njerëzit shtegtuan, ikin nëpër Evropë”, tha Mihallaq Bambulli, banor i fshatit.

    Boboshtarët kanë një shprehje që lidhet me rakinë e manit kur thonë”: “Tokni gotat me raki mani dhe buzëqeshini jetës”. Ky ritual i vogël, por kuptimplotë, hap rrugën drejt një udhëtimi ndryshe. Sepse rakia e manit është simbol i mikpritjes boboshtare, dhe ndoshta edhe çelësi i humorit të mirë që banorët ruajnë.

    “Rakia e manit është një element që na përfaqëson në të gjithë tregun, në të gjithë Shqipërinë dhe botën. Në mundohemi shumë që ajo të qëndrojë në cilësinë e parë të saj”, tha Olsi Melko, operator turistik.

    Sot, edhe pse shumë banorë kanë emigruar dhe fshati është rralluar, Boboshtica jeton mes kujtimeve dhe shpresës. Dhe ndërsa të moshuarit presin me mall të afërmit në kthim, e kanë gjetur sekretin e lumturisë në një formulë të thjeshtë: “Pini raki mani, e buzëqeshini jetës!”

    Helzag Instagram
    eSIM SIGNAL
    Boboshtice Korçë
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link

    Related Posts

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025

    Igli Hasani nga Korça; “Marrëdhënie e shkëlqyer me shtetin grek”

    July 7, 2025

    Ministri i jashtëm grek ; “Në Korçë ka minoritet grek”

    July 7, 2025

    Arrestohet 26 vjeçari në Korçë – në Maliq një person shpallet në kërkim

    July 6, 2025
    TE FUNDIT

    E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, dyshohet se…

    July 7, 2025

    Gjoka: Boshti i Skënderbeut ai i sezonit të kaluar, presim afrime

    July 7, 2025

    Korçë, “hiking” në modë! Ecjet malore dhe turizmi i aventurës gjithnjë e më të preferuara nga banorët dhe vizitorët

    July 7, 2025

    Igli Hasani nga Korça; “Marrëdhënie e shkëlqyer me shtetin grek”

    July 7, 2025
    EKSKLUZIVE

    E rëndë në Pogradec – gjendet një person i pajetë në liqen

    Incidident në Pogradec, simpatizanti i PD godet me grusht komisionerin

    Pogradeci nis ofensivën drejt Superiores – Zyrtarizon dy afrime me profil ndërkombëtar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.