Për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd–Korçë”, në zonën e fshatit Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve.
Bllokimi do të zbatohet në periudhën 03–05 shkurt 2026, gjatë intervalit kohor 22:00 – 05:00, kohë gjatë së cilës aksi do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë.
Gjatë orareve të bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.
Për mjetet e vogla, si alternativë kalimi do të shërbejë aksi “Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Pikat e kalimit kufitar janë njoftuar për të informuar drejtuesit e mjeteve, veçanërisht ata të transportit të rëndë, mbi këtë bllokim të përkohshëm.
Shërbimet e Policisë do të jenë të pranishme në terren për menaxhimin e situatës, garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për mirëkuptim, respektim të sinjalistikës dhe udhëzimeve të Policisë, si dhe për shmangien e lëvizjeve të panevojshme gjatë intervaleve të bllokimit.


