Pogradeci vazhdon të blindohet dhe nuk po ndalet në merkato teksa ka afruar edhe mbrojtësin Kasmollari.
Këtë njoftim e ka dhënë klubi liqenor pak momente më parë, duke i uruar mirëseardhjen Paolos.
Pogradeci përpos seancave stëritore po kompleton gurpin e lojtarëve edhe sigurisht që këtë sezon të ri ka si objektiv ngjitjen në superligë.
Njoftimi i klubit pogradecar:
MIRË SE ERDHE!
Paolo Kasmollari, 25 vjeç, mbrojtës polivalent është afrimi më i ri në klubin pogradecar. KF Pogradeci të uron suksese në rrugëtimin tënd!