Ben Blushi është vlerësuar me çmimin special “Autori i Vitit” në Panairin e Librit në Prishtinë, për romanin e tij më të fundit, “Jam Mysliman”.
Stilin i veçantë letrar dhe guximi në trajtimin e temave të ndjeshme që prekin shoqërinë dhe identitetin njerëzor, bëri që juria e panairit e përbërë nga kritikë, poetë dhe shkrimtarë të njohur, të vlerësojë autorin e njohur.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Blushi u shpreh se romani i tij ka nxitur debate dhe polemika, madje i ka sjellë edhe përplasje me njerëz të ndryshëm, por theksoi se vepra duhet parë si letërsi dhe jo si një manifest politik.
“Jam Mysliman”, rrëfen historinë e një shkrimtari ateist që, nën presionin e komunitetit ku jeton, vendos të konvertohet në mysliman.


