Në kuadër të bashkëpunimit institucional mes pushtetit vendor dhe institucioneve të vuajtjes së dënimit, Bashkia Pogradec ka ofruar mbështetje për një rast të referuar nga IEVP Korçë, me qëllim përfshirjen e shtetasit I.T. në programet dhe shërbimet mbështetëse të bashkisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Pogradec, Dritan Babasuli, priti në një takim përfaqësues të IEVP Korçë, si dhe përgjegjësin e Sektorit të Politikave të Integrimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ervis Zika. Gjatë takimit u shpreh gatishmëria për bashkëpunim dhe koordinim institucional në adresimin e nevojave të rastit.
Mbështetja synon lehtësimin e procesit të riintegrimit social dhe krijimin e mundësive për përfshirjen në shërbimet që ofron pushteti vendor për personat e privuar nga liria.
Ky angazhim vjen në kuadër të rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional për të garantuar mbështetje konkrete dhe mundësi riintegrimi për personat që kanë nevojë të rikthehen në jetën shoqërore.


