Qarku Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, me pasojë vdekjen e shtetasit L. L., 66 vjeç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që përplasi motomjetin që drejtonte 66-vjeçari, shtetasin S. M., 38 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. H., 21 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, një sasi të vogël Cannabisi dhe një armë lodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. H., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka penguar një 41-vjeçar, për të lidhur linjën e ujit të pijshëm në një pronë të përbashkët, për të cilën janë në proces gjyqësor.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë shpallën në kërkim shtetasin O. M., 46 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka kanosur, përndjekur dhe goditur me grushte, një 45-vjeçar. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi O. M. ka goditur me grushte, një shtetas 64 vjeç që shoqërohej me 45-vjeçarin.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.




