Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Arrestim i paligjshëm, dëm moral i pakthyeshëm / Kur drejtësia e vonuar nuk është drejtësi
    Vendi

    Arrestim i paligjshëm, dëm moral i pakthyeshëm / Kur drejtësia e vonuar nuk është drejtësi

    June 10, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Nga Xhensil Shkëmbi

    Tre ditë më parë, katër punonjës policie në pikën kufitare të Kapshticës u arrestuan publikisht nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP). Mes tyre, figura me dekada shërbim të ndershëm në strukturat e shtetit. U akuzuan për shpërdorim detyre, vetëm pse vunë një vulë në një pasaportë, një procedurë rutinë, që çdo punonjës kufiri kryen për mijëra qytetarë çdo muaj.

    Your browser does not support the video tag.

    Sot, gjykata foli. Arrestimi ishte i paligjshëm. Katër policët u liruan. Dhe ndërsa ata dalin sot nga masa ekstreme e arrestit, një dëm tjetër nuk kthehet më mbrapsht: fytyrat e tyre u ekspozuan si fajtorë, nderi i tyre u vendos në dyshim, dhe një sistem i tërë u trondit nga një veprim i nxituar, që sot e ka emrin zyrtar “gabim i AMP-së”.

    Në vend që të mbështesë dhe motivojë efektivët e ndershëm, AMP zgjodhi spektaklin. Zgjodhi të shfaqet si “efikase”, edhe në mungesë të provave. Dhe sërish, një precedent u vendos: një arrestim pa bazë, një “turp publik” për ata që thjesht kryen detyrën.

    Çfarë mesazhi jepet sot për policët që qëndrojnë për orë të tëra në postblloqe, nën shi, nën diell, në kufi apo në rrugë? Që një gabim procedural, një veprim teknik, një pasaportë e vulosur mund t’i çojë në pranga? A do të kenë më besim në sistem? A do të guxojnë më të marrin vendime, apo do të bëhen burokratë që kanë frikë të veprojnë?

    E gjithë kjo, ndërkohë që autori i vetëm i trafikimit, drejtuesi i mjetit me drogë dhe municion, është ende në burg – i kapur falë një procedure që u krye pikërisht nga këta policë që sot u liruan. Absurd?

    Dhe përtej rastit konkret, ngrihet një shqetësim i thellë: a po kthehet AMP nga agjenci kontrolli në agjenci frike? Vetëm në vitet e fundit, mbi 60 efektivë policie janë proceduar dhe më pas shpallur të pafajshëm. Çfarë ndodh me jetët, reputacionin dhe familjet e tyre ndërkohë që sistemi “eksperimenton”?

    Nuk mund të ketë drejtësi me sy të mbyllur. Nuk mund të ketë reforma duke sakrifikuar njerëz të ndershëm. Nuk mund të luftosh krimin, duke e demoralizuar policinë.

    Sepse sot, katër policë u liruan. Por nesër, sa të tjerë do kenë frikë të bëjnë punën nga frika se do të bëhen “kokë turku”?

    Dhe më e rëndësishmja: kush mban përgjegjësi për një arrestim të paligjshëm? Apo edhe kjo histori do të harrohet, si të tjerat më parë?

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    7 kamarierët që u nisën për bukë goje e u kthyen me arkivol në shtëpi!

    Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Erald Xhejo.

    Orkestra Simfonike e Korçës, koncert madhështor si kartolinë fundviti

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.