Amerikani që braktisi SHBA-në për Shqipërinë: Dua të martohem këtu
Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në Shqipëri, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku tashmë jeton prej shtatë muajsh.
> “E bleva shtëpinë para disa vitesh dhe jam zhvendosur përfundimisht para shtatë muajsh. E dua Shqipërinë.
> “Desha një përvojë ndryshe në jetë. Shqipëria është shumë e bukur, dhe klima më e butë,”
Ai ka vizituar pjesën më të madhe të jugut të Shqipërisë, nga Berati e Gjirokastra, deri në Sarandë, Vlorë dhe Korçë. Por thotë se ende nuk ka eksploruar veriun.
Në përditshmërinë e tij, punon nga kompjuteri, kujdeset për pemët e mollës dhe realizon video për YouTube.
> “ Gati cdo gjë në jug. Berat, Gjirokastër, Sandade, Vlorë, Përmet,, Korçë. K qenë gjithandej në Shqipërine e Jugut, por ende UK Kam qenë në veri. Mezi pres ta eksploroj. Jam pjesë e një komuniteti online me miq që prodhojnë video për jetën në Shqipëri. Unë fokusohem te historia. Jam gjithmonë i zënë, nuk ka momente të mërzitshme. Kam regjistruar edhe një SHPK, ndoshta do nis një biznes timin,”
Amerikani ka e një mesazh për shqiptarët që duan të largohen nga vendi
> “Keni një nga vendet më të bukura në botë. Shqipëria po përmirësohet çdo ditë. Kam parë përparim të jashtëzakonshëm në këto pesë vite. Ka shumë arsye për të qëndruar. Njererzit kanë liri dhe kjo është një nga gjërat më të mira në botën perëndimore. Nëse largoheni nga Shqipëria dhe u pëlqen vendi ku do shkoni, kjo është mirë. Por edhe Shqipëria është fantastike. Unë këtu mendoj se ka shumë mundësi. Mbase një ditë të afërt do të jeni dhe në BE
I pyetur nëse e sheh të ardhmen e tij përgjithmonë këtu, ai e mbyll me një buzëqeshje:
> “Nuk planifikoj të largohem. Nëse do të martohem… do të jetë këtu.”