Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Shuhet nga jeta farmacistja e Maliqit, Dr.Lavdije Gora

    December 9, 2025

    Bilanci i ngjarjeve në qarkun Korçë gjatë 24 orëve të fundit

    December 9, 2025

    Një mbrëmje që frymon art: Vargjet e Valbona Lolës në qendër të skenës korçare

    December 9, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Amerika sulmon Iranin: Bombarduesit B2 godasin centralet bërthamore! Reagon Trump
    Bota

    Amerika sulmon Iranin: Bombarduesit B2 godasin centralet bërthamore! Reagon Trump

    June 22, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një ofensivë ajrore të drejtpërdrejtë ndaj tre centraleve bërthamore iraniane. Sulmi u konfirmua nga Presidenti Donald Trump përmes një postimi në platformën Truth Social, ku tha se operacioni ushtarak ndaj objekteve në centralet e Fordoë, Natanz dhe Esfahan ka përfunduar me sukses.

    “Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordoë, Natanz dhe Esfahan. Të gjithë aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit,” deklaroi Trump, duke shtuar se një “ngarkesë e plotë bombash” ishte hedhur mbi kompleksin në Fordoë.

    Ballkan Desina
    Sipas burimeve të cituara nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, bombarduesit strategjikë amerikanë B-2 janë përdorur në operacionin ajror. Më herët, këta avionë ishin parë duke u zhvendosur në bazën ajrore amerikane në Guam, duke ngritur spekulime për një ofensivë të afërt.

    Zyrtarë të paidentifikuar të mbrojtjes konfirmuan për mediat se bombarduesit B-2 ishin pjesë kyçe e misionit, duke goditur objektivat e identifikuara si pjesë e programit bërthamor iranian. Sulmet u kryen në një hark kohor të kufizuar dhe avionët janë kthyer tashmë drejt bazave të tyre në SHBA.

    Presidenti Trump bëri të ditur se do t’i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë me një fjalim lidhur me këtë operacion, të cilin e quajti një “moment historik” jo vetëm për SHBA-në, por edhe për Izraelin dhe botën në tërësi.

    “Ky është një MOMENT HISTORIK për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin dhe botën. Irani tani duhet të bien dakord për t’i dhënë fund kësaj lufte. FALEMINDERIT!”, shkroi presidenti.

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Amerika iran Trump
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    BE ndez alarmin/ Shein, AliExpress dhe Temu drejt bllokimit! Nesër nis lufta ekonomike kundër gjiganteve kinezë

    November 26, 2025

    Festimi i përvjetorit kombëtar të Shqipërisë në Athinë: Kush ishte i pranishëm në darkën festive

    November 24, 2025

    Greqi/ Aksident në punë, humbet jetën 45-vjeçari shqiptar

    November 16, 2025

    Djali vrau nusen e veten, flet nëna nga Korça; “Dua ndihmë, me sillni trupin e djalit”

    November 14, 2025
    TE FUNDIT

    Shuhet nga jeta farmacistja e Maliqit, Dr.Lavdije Gora

    December 9, 2025

    Bilanci i ngjarjeve në qarkun Korçë gjatë 24 orëve të fundit

    December 9, 2025

    Një mbrëmje që frymon art: Vargjet e Valbona Lolës në qendër të skenës korçare

    December 9, 2025

    8 Dhjetori, Xhakolli dëgjon të rinjtë: Fillon kapitulli i bashkëvendimmarrjes

    December 8, 2025
    EKSKLUZIVE

    Liqeni Akullnajor i Gramozit, thesar i “fshehur” për turistët

    Dhunohen varret Ilire të Selcës për herë të dytë brenda dy muajsh

    Henrik Rusi; “Zjarri nën kontroll”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.