18 vjeçari Bernard Rexhollari që mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Pogradec-Buçimas është nisur me urgjencë për në spitalin e traumës në kryqytet.
18 vjeçari ka pasur hematomë të fortë në kokë dhe për pasojë gjendja e tij ishte kritike. Edhe pse ai kishte pasur skafandër me vete nuk e kishte vendosur atë gjatë kohës që udhëtonte me motorr.
Ndërkohë policia po heton në dy pista, e para e një rrëzimi të mundshëm të motorrit që drejtohej nga 18 vjeçari dhe e dyta mundësia e goditjes së motorrit nga ndonjë mjet në pjesën e pasme, dyshimet për këtë të fundit kanë lindur pasi motorri ka një goditje në pjesën e pasme të tij e cila zakonisht nuk shkaktohet nga rrëzimi i motorrit.
Policia ka sekuesteuar edhe disa kamera biznesesh në zonë për të parë të gjithë ngjarjen e ndodhur.
Ndërkohë 18 vjeçari vijon të jetë nën kujdesin e mjekve tek trauma në sallën e reanimacionit.