Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Djalin ia vranë me plumb pas shpine, nëna e Joan Zuko mes dhimbjes: Shpirti i tij i bukur do të jetojë përgjithmonë brenda nesh…

    August 13, 2026

    Maliqi drejt shkrirjes? Banorët ndahen në qëndrime për bashkimin me Korçën

    August 13, 2026

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    August 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Djalin ia vranë me plumb pas shpine, nëna e Joan Zuko mes dhimbjes: Shpirti i tij i bukur do të jetojë përgjithmonë brenda nesh…
    Vendi

    Djalin ia vranë me plumb pas shpine, nëna e Joan Zuko mes dhimbjes: Shpirti i tij i bukur do të jetojë përgjithmonë brenda nesh…

    August 13, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Mes dhimbjes së madhe për humbjen e të birit, Ornela Zuko, nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë familjes në këto ditë të vështira.

    Përmes disa rreshtave, ajo ka përcjellë dhimbjen që vetëm zemra e një nëne mund të ndjejë në këto çaste, por edhe mirënjohjen për çdo mesazh, telefonatë, përqafim apo fjalë ngushëllimi që familja ka marrë pas tragjedisë.

    Your browser does not support the video tag.

    “Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh”, shkruan ajo ndër të tjera.

    Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, ku shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo e qëlloi me kallashnikov pas shpine. Fatkeqësisht si pasojë e plagës 20-vjeçari Joan Zuko nuk arriti të mbijetonte, ndërkohë që autori u arrestua disa orë më vonë.

    Përpara grupit hetimor, Sterjo ka deklaruar se prej kohësh ishte në konflikt me Zukon, ndërsa dyshohet se shkak për përplasjen është bërë një konflikt i lidhur me të dashurën e tij.

    Postim i plotë i bërë nga nëna e Joan Zukos:

    Në këto ditë dhimbjeje të pafund, duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit që na qëndruan pranë por dhe te gjithe ju miqte e mi qe me keni derguar nje numur te pafundem mesazhezh  në humbjen më të rëndë të jetës sonë.

    Prania juaj, fjalët ngushëlluese, përqafimet dhe çdo gjest dashurie e respekti për Joanin tonë na dhanë forcë në çastet kur zemrat tona ishin të copëtuara. Dashuria që i treguat dëshmoi edhe një herë se sa shumë u desh dhe sa kujtime të bukura la në zemrat e të gjithëve.

    Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë. Por buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh.

    Me dhimbje dhe mirënjohje të përjetshme,

    Familja e Joanit!

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Maliqi drejt shkrirjes? Banorët ndahen në qëndrime për bashkimin me Korçën

    August 13, 2026

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    August 13, 2026

    Sezoni veror në Pogradec, vijojnë kontrollet në vijën liqenore

    August 13, 2026

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    August 13, 2026
    TE FUNDIT

    Djalin ia vranë me plumb pas shpine, nëna e Joan Zuko mes dhimbjes: Shpirti i tij i bukur do të jetojë përgjithmonë brenda nesh…

    August 13, 2026

    Maliqi drejt shkrirjes? Banorët ndahen në qëndrime për bashkimin me Korçën

    August 13, 2026

    Rrëfimi i 29-vjeçarit nga Korça/ Nisi drogën 13 vjeç, sot trajtohet me metadon

    August 13, 2026

    Sezoni veror në Pogradec, vijojnë kontrollet në vijën liqenore

    August 13, 2026
    EKSKLUZIVE

    Biznesmeni korçar në Greqi, Xhevair Dervishi, nderohet me çmimin “Shën Tereza”

    Fidel Kreka, Ledina Alolli dhe Bledjon Nallbati firmosin Endri Shabanin per avokat populli

    IEVP Korçë pajiset me autoambulancë të re – Rritet cilësia e shërbimit shëndetësor në institucion

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.