Sipas administratorit të Njësisë administrative Fetah Hoxha, nga zjarri është përfshirë edhe një banesë e braktisur ndërkohë që janë djegur bimësi e ulët dhe e lartë.
Banorët të zonës, punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe njësisë administrative po bëjnë gjithçka të mundur të mbajnë në kontroll banesat e tjera të fshatit që ndodhen shumë pranë vatrës se zjarrit edhe pse për shërbimin zjarrfikës është e pamundur hyrja me mjete.
Në këto kushte, izolimi i vatrës së zjarrit po bëhet me mjete të tjera zjarrfikëse ndërkohë që po bëjnë hapjen e brezareve për moskalimin e zjarrit në zonat pyjore të papërfshira nga flakët


