Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Mbi 550 atletë nga 40 vende të botës vrapojnë në Pogradec, Enkelana Marathon konfirmon prestigjin ndërkombëtar

    July 26, 2026

    Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit në Pogradec

    July 26, 2026

    Nga emigrimi masiv te korrupsioni, Muharrem Meko shpërthen ndaj Ramës

    July 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Mbi 550 atletë nga 40 vende të botës vrapojnë në Pogradec, Enkelana Marathon konfirmon prestigjin ndërkombëtar
    Vendi

    Mbi 550 atletë nga 40 vende të botës vrapojnë në Pogradec, Enkelana Marathon konfirmon prestigjin ndërkombëtar

    July 26, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pogradeci u kthye këtë fundjavë në qendrën e atletikës ndërkombëtare, ku mbi 550 atletë amatorë dhe profesionistë nga 40 vende të botës morën pjesë në edicionin e pestë të Enkelana Marathon.

    Maratona u zhvillua në dy disiplina, 21 dhe 11 kilometra, duke bërë bashkë pjesëmarrës nga mosha 15 deri mbi 60 vjeç. Pjesëmarrja e gjerë dëshmoi edhe një herë se sporti dhe stili i shëndetshëm i jetesës nuk njohin kufij moshe. Edhe këtë vit, atletët nga Kosova spikatën me rezultate të shkëlqyera.

    Your browser does not support the video tag.

    Në garën e 21 kilometrave, fitues për meshkuj u shpall Timon Mamusha, ndërsa në kategorinë e femrave triumfoi Gresa Bakraqi. Të dy vlerësuan organizimin e aktivitetit dhe theksuan se Enkelana Marathon po rritet çdo vit, duke fituar gjithnjë e më shumë prestigj në arenën ndërkombëtare.

    Në garën e 11 kilometrave, vendin e parë për meshkuj e fitoi Albert Abazi nga Kërçova, ndërsa për femra triumfoi Kristina Pura nga Prrenjasi, e cila mbrojti titullin kampion për të dytin vit radhazi.

    Maratona mblodhi sportdashës nga vende të ndryshme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Suedia, Rusia, Greqia, Japonia dhe shumë shtete të tjera. Pjesëmarrësit u shprehën të impresionuar nga bukuritë natyrore të liqenit të Ohrit, mikpritja pogradecare dhe organizimi i aktivitetit, duke theksuar se do të rikthehen sërish në edicionet e ardhshme.

    Enkelana Marathon është vlerësuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me çmimin e parë si një nga eventet sportive më të mira në Shqipëri. Organizatorët kanë konfirmuar gjithashtu se aktiviteti do të vazhdojë të zhvillohet në Pogradec edhe për pesë vitet e ardhshme, duke forcuar më tej pozicionin e qytetit si një destinacion i rëndësishëm i turizmit sportiv.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit në Pogradec

    July 26, 2026

    Nga emigrimi masiv te korrupsioni, Muharrem Meko shpërthen ndaj Ramës

    July 25, 2026

    Nuk sheh me sy, por me zemër dhe muzikë: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

    July 25, 2026

    “Maratona e Bebeve” rikthen emocionet në Pogradec, të vegjlit dhurojnë spektakël në edicionin e katërt

    July 25, 2026
    TE FUNDIT

    Mbi 550 atletë nga 40 vende të botës vrapojnë në Pogradec, Enkelana Marathon konfirmon prestigjin ndërkombëtar

    July 26, 2026

    Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit në Pogradec

    July 26, 2026

    Nga emigrimi masiv te korrupsioni, Muharrem Meko shpërthen ndaj Ramës

    July 25, 2026

    Nuk sheh me sy, por me zemër dhe muzikë: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

    July 25, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë: Arrestime, procedime penale dhe persona në kërkim për vepra të ndryshme penale

    “O MANJAK QË SHIKON ÇDO FEMËR” – INA I KTHEHET KEQ STENALDOS, QË… NUK SHIKON DOT PASI ËSHTË I VERBËR

    Doktor Ziçishti, shembulli i mjekut të vërtetë në shërbim të njerëzve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.