Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Gjykata e Elbasanit i heq burgimin e përjetshëm Damiano Toshit, të dënuar për vrasjen e dy basketbollistëve
    Vendi

    Gjykata e Elbasanit i heq burgimin e përjetshëm Damiano Toshit, të dënuar për vrasjen e dy basketbollistëve

    July 8, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ashtu siç kishte paralajmëruar VNA disa ditë më parë, Damiano Toshi, një nga emrat e njohur të bandës së “5 Dyqaneve”, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm dhe pritet të lërë qelinë pas vendimit të fundit të Gjykatës së Elbasanit.

    Gjykata shpalli dënimin përfundimtar ndaj Toshit, duke e dënuar me 25 vite burg. Ulja e dënimit erdhi pasi u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, çka i hoqi dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë më herët.

    Your browser does not support the video tag.

    Toshi u shpall fajtor për vrasjen e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut”, Sokol Jahollari dhe Rafael Rizani, si edhe për plagosjen e Julian Beckës. Krimi ndodhi më 3 shtator 2004 pranë Pallatit të Sportit në Korçë dhe konsiderohet një nga ngjarjet më të rënda kriminale të asaj periudhe.

    Vendimi i Gjykatës së Elbasanit erdhi pas rigjykimit të çështjes, të urdhëruar nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit kishte prishur vendimin që e dënonte Toshin me burgim të përjetshëm dhe kishte kthyer dosjen për shqyrtim nga e para.

    Megjithatë, çështja pritet të mos mbyllet këtu. Prokuroria ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin, duke argumentuar se për akuzën e vrasjes nuk duhet të pranohej gjykimi i shkurtuar dhe, për rrjedhojë, nuk duhej të ulej dënimi.

    Ndërkohë, autoritetet po kryejnë përllogaritjen e kohës që Damiano Toshi ka vuajtur në burg. Nëse rezulton se ai e ka shlyer dënimin e ri prej 25 vitesh, pritet të lirohet nga burgu, duke i dhënë një kthesë të papritur një dosjeje që për më shumë se dy dekada ishte identifikuar me dënimin maksimal të drejtësisë shqiptare.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Emri / Arrestim në Korçë – tjetër tentativë vetëvrasje në qytet, policia jep detajet

    Skënderbeu prezanton trajnerin e ri

    DVP Korçë – Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit; 1 arrestim dhe 2 procedime penale

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.