Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026

    Rama sot kërkon llogari drejtuesve politikë, ja axhenda

    August 23, 2026

    Mbi 30 mijë dalje nga Kapshtica në 4 ditë, emigrantët nisin kthimin

    August 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bilishti feston maturantët, pedonalja kthehet në skenën e emocioneve dhe gëzimit të të rinjve
    Vendi

    Bilishti feston maturantët, pedonalja kthehet në skenën e emocioneve dhe gëzimit të të rinjve

    July 7, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pedonalja e qytetit të Bilishtit u mbush me atmosferë festive në mbrëmjen tradicionale të maturës, një aktivitet i organizuar prej vitesh nga Bashkia Devoll për të uruar maturantët në përfundim të një prej etapave më të rëndësishme të jetës së tyre.

    Në këtë mbrëmje të veçantë morën pjesë maturantët e gjimnazit “Fuat Babani”, familjarë, miq dhe qindra qytetarë të cilët iu bashkuan festës së të rinjve. Aktiviteti nisi me paradën e maturantëve përgjatë pedonales së Bilishtit, ku të rinjtë të veshur me elegancë u përshëndetën nga të pranishmit.

    Your browser does not support the video tag.

    Festa vijoi me muzikë, kërcime dhe momente argëtimi, ndërsa i ftuari special i mbrëmjes, këngëtari Gena Lito, solli një atmosferë të veçantë përmes performancës së tij.

    Drejtori i gjimnazit “Fuat Babani”, Eduart Begolli, e vlerësoi këtë organizim si një traditë të rëndësishme që motivon nxënësit dhe u lë atyre kujtime të bukura nga vitet e shkollës së mesme.

    “Festa është në vazhdën e traditës që është krijuar në Devoll, një ditë e tillë me rastin e përfundimit të vitit shkollor. Për të nxitur nxënësit që të kenë arritje më të mira në mësime, Bashkia Devoll organizon një festë të tillë që të krijohet atmosferë, por njëkohësisht edhe nxënësit të mbajnë mend një kujtim të bukur nga vitet e gjimnazit”, u shpreh Begolli.

    Emocionet e kësaj nate u përcollën edhe nga vetë maturantët. Në emër të bashkëmoshatarëve të saj, Emilia Gjata falënderoi mësuesit dhe shkollën për vitet e kaluara së bashku, duke e cilësuar gjimnazin si një vend ku ata morën jo vetëm dije, por edhe vlera për jetën.

    Mbrëmja e maturës u shndërrua në një festë për të gjithë qytetin e Bilishtit, ku muzika, emocionet dhe gëzimi shoqëruan maturantët deri në orët e vona. Kjo natë shënoi për ta mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm dhe nisjen e një rrugëtimi të ri drejt ëndrrave dhe sfidave të së ardhmes.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026

    Rama sot kërkon llogari drejtuesve politikë, ja axhenda

    August 23, 2026

    Mbi 30 mijë dalje nga Kapshtica në 4 ditë, emigrantët nisin kthimin

    August 22, 2026

    Serenatat e Ziçishtit, tradita që i reziston kohës

    August 22, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026

    Rama sot kërkon llogari drejtuesve politikë, ja axhenda

    August 23, 2026

    Mbi 30 mijë dalje nga Kapshtica në 4 ditë, emigrantët nisin kthimin

    August 22, 2026

    Serenatat e Ziçishtit, tradita që i reziston kohës

    August 22, 2026
    EKSKLUZIVE

    50 mijë fermerë mbeten pa mbështetjen me naftë në kulmin e krizës

    Mbahet në burg vëllai i deputetit Bledjon Nallbati

    Arrestim për drejtim në gjendje të dehur dhe disa procedime penale në Korçë e Devoll

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.