Ministrat e Brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Pançe Toshkovski dhe Besfort Lamallari sot në Peshkopi nënshkruan Marrëveshjen për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe zbatimin e kontrolleve të përbashkëta ndërmjet dy shteteve, të njohur si “One stop”. Gjatë takimit u theksua se zbatimi i marrëveshjes do të bëhet gradualisht dhe në mënyrë të kontrolluar, në mënyrë që çdo pikë e përbashkët kufitare të jetë plotësisht e përgatitur nga aspekti operacional dhe juridik përpara se të vihet në funksion. Sipas Toshkovskit, procedurat e përbashkëta kufitare jo vetëm që lehtësojnë qarkullimin, por edhe forcojnë aftësinë e të dy shteteve për t’u përballur me krimin ndërkufitar, trafikimin e qenieve njerëzore dhe rreziqe të tjera të sigurisë, përmes veprimit të koordinuar dhe shkëmbimit të informacionit


