Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përplasje për plazhet publike në Pogradec, biznesmeni denoncon privatizimin e vijës bregliqenore

    June 18, 2026

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Përplasje për plazhet publike në Pogradec, biznesmeni denoncon privatizimin e vijës bregliqenore
    Vendi

    Përplasje për plazhet publike në Pogradec, biznesmeni denoncon privatizimin e vijës bregliqenore

    June 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Debati për menaxhimin e plazheve publike në Pogradec është rikthyer sërish këtë sezon turistik, pas denoncimit të bërë nga një operator privat që kundërshton dhënien e hapësirave publike për subjekte të tjera private.

    Dritan Hoxha, administrator i një biznesi në bregun e liqenit, pretendon se një pjesë e plazhit publik po reduktohet në favor të operatorëve privatë. Sipas tij, në zonën ku prej vitesh funksionon një fushë volejbolli për të rinjtë, janë planifikuar aktivitete private, ndërsa qytetarëve po u kufizohet aksesi në hapësirat publike.

    Your browser does not support the video tag.

    Hoxha deklaron se ka denoncuar pranë institucioneve përgjegjëse dhënien e tre lejeve për beach bare, të cilat sipas tij bien ndesh me legjislacionin në fuqi dhe cenojnë interesin publik.

    Nga ana tjetër, Bashkia e Pogradecit i hedh poshtë këto akuza. Drejtoria e Tatim-Taksave sqaron se në zonën më të frekuentuar të plazhit vijojnë të ekzistojnë disa hapësira publike të dedikuara për pushuesit dhe se deri më tani nuk është miratuar asnjë leje për beach bar.

    Sipas bashkisë, autorizimet për struktura të tilla nuk jepen më nga pushteti vendor, por nga institucionet qendrore përgjegjëse për administrimin e vijës bregliqenore. Autoritetet lokale theksojnë se plazhi publik nuk është prekur dhe se shpërndarja e hapësirave është bërë sipas procedurave ligjore.

    Ndërkohë, Bashkia e Pogradecit ka vënë në dispozicion edhe këtë vit një plazh publik të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara. Megjithatë, diskutimet mbi balancën mes interesit publik dhe zhvillimit të aktiviteteve private në vijën bregliqenore mbeten një çështje e hapur në qytetin turistik.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026
    TE FUNDIT

    Përplasje për plazhet publike në Pogradec, biznesmeni denoncon privatizimin e vijës bregliqenore

    June 18, 2026

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026
    EKSKLUZIVE

    Prangoset Ramadan Zoto në Korçë, kishte armë me vete

    Korçë/21 vjeçari në arrest, del për kafe

    “Greko-Shqiptaria në Formim: Identiteti i Ri i Fëmijëve të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi” – intervistë me profesorin grek Dimitris Christopolous

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.