Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Gonxhe nga Pogradeci: Protesta për Zvërnecin kërkon analizë të thellë dhe dialog

    June 6, 2026

    Nga Nardi Olli; “Ushtria qeveritare dhe protesta e të rinjve”

    June 6, 2026

    Ministri Gonxhe mbërrin me hidroplan në Pogradec: “Herën e parë që zbret për qejf, jo për hall”

    June 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nga Nardi Olli; “Ushtria qeveritare dhe protesta e të rinjve”
    Vendi

    Nga Nardi Olli; “Ushtria qeveritare dhe protesta e të rinjve”

    June 6, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Demonizimi protestës!
    Gjatë 5 ditëve që në vend zhvillohen protesta kundër ndërhyrjes aspak transparente në disa zona të mbrojtura, “ushtria” pro qeveritare filloi sulmin për demonizimin e saj. Por, ama vetëm pas 48 orësh “harresë”, nga të gjithë mediat e shkruara dhe elektronike. Dhe, kur heshtja me shpresën se do shuhej humbi, filloi ajo që ata dinë të bëjnë më mirë deformimi i realitetit. Për një brez që ka përjetuar diktaturën komuniste rierdhën në mënyrë më të sofistukuar parullat: Armiqtë e kanë” halë në sy Shqipërinë”, “fanar ndriçues”, e cila tashmë e rrethuar vetëm nga armiq që e kanë në “grykën e pushkës dhe ne në grikë të topit”, hedhim “vallen e zhvillimit në gojë të armikut”.
    Nuk lanë agjenturë të huaj e shtet respektiv të saj pa përzjerë në organizimin e saj. Pastaj shpura e mercenraëve të mirëpaguar, e cila akuzon shqiptarët si popull që i ka vdekur nervi, që nuk dinë e nuk duan të protestojnë, et., etj., tashmë çuditen që jo vetëm po protestohet, por edhe pa ndonjë kokë drejtimi dhe papushim. Ky zëmrim i pakontrolluar i shpirtit të protestës nuk kapërdihet as me vaj e as me uthull nga paria politike dhe zarat e tyre me pagesë. E ky është thelbi i demonizimit të saj dhe jo pjesa që lidhet me investimet në Shqipëri. Humbja e kontrollit ndaj institucionit të protestës, të cilën mirë a keq gjatë këtyre viteve postkomunizëm politika mjeshtërishit ia doli ta “privatizonte”, nuk mund të pranohet. Sot, protesta po demonizohet pikërisht për këtë fakt, se është jashtë kontrollit, se është kthyer në shtratin e saj natyral, në sheshe e bulevarde, si shenjë e pastër një zemërimi që mund të marrë shkas nga diçka, e duhur ose jo, por që brenda saj përfshin gjithë keqqeverisjen dhe arrogancën e pashembullt të Ramës dhe shpurës së tij qeverisëse. Të gjithë duan ta lidhin me faktin se është një investim jetik për Shqipërinë, kryeminstri ulërin se po humbin 4 miliardë $, por në intervista brenda dhe jashtë vendit thotë se nuk ka një projekt… Tani edhe fëmijët e shkollës e dinë se vlerë pa projekt nuk mund të ketë. Me dhjetëra investime serioze janë humbur si pasojë e korrupsionit të urdhëruar për të larguar çdo investitor që hyn në fusha e prodhimit sepse refuzon të paguajë haraç, një tjetër u rrah brutalisht sepse donte të investonte në bregdet, po mesa duket pa paguar haraç ose pa lejë dhe ngjarja kaloi si një lajm radhe kronike. Nuk pamë as kryeminstrin e as shpurën e tij të derdhte qoftë edhe një lot krokodili për këtë turp të madh. Diaspora shqiptare ftohet për tamtame demagogjike, por nëse flasim me shifra kuptohet që qartë se është e përjashtuar nga investimet në vendin e saj. Dhe besoj se kemi shumë shqiptarë me mundësi shumë të larta investimesh në diasporë. Por, edhe sikur jam shprehur dikur, në vitin e largët 2015, kur iu vu kazma Shqipërisë, le të ndërtohet edhe bazë për lëshimin e raketave bërthamore, por duke respektuar ligjin, kushtetutën dhe trasparencën me të vetmit pronarë të vendit, shqiptarët!
    Opozita e zënë me hallet e brendshme artificiale, në nivel lidershipi është konfuze në qëndrimin e saj, ndërkohë që në shesh janë me qindra mbështetës dhe votues të saj. E frustruar me elementë të protestës që kanë qëndrim kritik edhe ndaj saj, ka njehsuar gjithë protestën me këta elementë, kur parrulla të tilla mund të jenë të inskenuara pikërisht për të mbajtur larg mbështetësit e saj. Dihet që në protesta të tilla, organizime spontane, ka shumë nukle brenda saj, disa edhe me porosi padyshim, por duhet ditur të ndahet shapi nga sheqeri.
    Të gjithë ata që kanë dalë në shesh nuk janë kundër zhvillimit të vendit, kundër investimeve të huaja apo vendase. Ata dhe gjithë shqiptarët ne shesh ose jo janë kundër sistemit autokratik të instaluar në Shqipëri, janë kundër arrogancës dhe maliqëve që kanë uzurpur pushtetin, duke ulërirë kërcënueshëm: “shteti jemi ne”, dhe nëpërkëmbin çdo ligj e të drejtë në këtë vend. Janë kundër shtetit policor dhe antikushtetuese që prej vitesh ka asgjesuar shtetin e së drejtës dhe liritë e fituara me aq mund e sakrifica në atë Dhjetor të vitit ’90. Çdo tentativë mga shpura e partisë-pushtet, për të demonizuar, zhvlersuar apo intimiduar protestën është një qasje për të mbajtur ende më këmbë regjimin e kalbur që na ka vënë përfund.
    Sepse regjimet mund të mbyllin sytë për shumë gjëra, por nuk mund të tolerojnë lirinë! Liria është fundi i tyre dhe këtë ata e dinë shumë mirë!

    Your browser does not support the video tag.
    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Gonxhe nga Pogradeci: Protesta për Zvërnecin kërkon analizë të thellë dhe dialog

    June 6, 2026

    Ministri Gonxhe mbërrin me hidroplan në Pogradec: “Herën e parë që zbret për qejf, jo për hall”

    June 6, 2026

    Shteti e kërkonte por shteti i jepte fonde vrasësit të policit në Maliq

    June 5, 2026

    Hetim për operacionin në Maliq, Policia verifikon pse nuk u përfshinë forcat RENEA

    June 4, 2026
    TE FUNDIT

    Gonxhe nga Pogradeci: Protesta për Zvërnecin kërkon analizë të thellë dhe dialog

    June 6, 2026

    Nga Nardi Olli; “Ushtria qeveritare dhe protesta e të rinjve”

    June 6, 2026

    Ministri Gonxhe mbërrin me hidroplan në Pogradec: “Herën e parë që zbret për qejf, jo për hall”

    June 6, 2026

    Shteti e kërkonte por shteti i jepte fonde vrasësit të policit në Maliq

    June 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Qarku Korçë | Procedime penale për një sërë veprash penale

    U përfol për skandal seksual me Termet Peçin ne makine, reagon aktivistja e PS: Ishte situatë pune, ja e verteta

    Pogradeci mirëpret “Festën e Koranit” më 21 gusht

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.