Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

    May 28, 2026

    Transgjinorët (edhe adoleshentët) do të marrin hormone në QSUT për të ndryshuar gjininë

    May 28, 2026

    Festa e 35-vjetorit të PS-së në Korçë, socialistja falenderon Ramën: Ke bërë që gratë të jenë të barabarta me burrat

    May 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Transgjinorët (edhe adoleshentët) do të marrin hormone në QSUT për të ndryshuar gjininë
    Vendi

    Transgjinorët (edhe adoleshentët) do të marrin hormone në QSUT për të ndryshuar gjininë

    May 28, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim në lidhje me personat transgjinorë, të cilët do të marrin për herë të parë terapi hormonale në shërbimin publik shëndetësor në vend.

    Ministria ka përcaktuar kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet dhe mbulohet nga fondet publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas këtij udhëzimi, trajtimi parashikohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, kur vlerësohet nga mjekët dhe ka miratimin e familjes.

    Për shkak të mungesës së njohjes ligjore dhe kujdesit të duhur shëndetësor, deri më tani kanë qenë të shumtë shqiptarët transgjinorë të cilët janë detyruar të marrin terapi hormonale jashtë vendit ose, në disa raste, në farmaci vendase në mënyrë informale, duke rritur ndjeshëm kostot dhe rrezikun shëndetësor për shkak të mungesës së monitorimit nga mjeku specialist.

    Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, i miratuar më 28 prill dhe i firmosur nga zv.ministrja Eugena Tomnini, synon t’i japë zgjidhje kësaj situate, duke u mundësuar tashmë të gjithë personave që duan të ndryshojnë trupin përmes hormoneve që t’i përshtaten identitetit të tyre gjinor.

    Në vendim theksohet se trajtimi do të jetë i aksesueshëm për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe antiandrogjenëve.

    Po ashtu, është përcaktuar edhe mosha kur mund të kryhet terapia, e cila mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta dhe vetëm me vlerësim të specializuar, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.

    “Koha varet nga pjekuria njohëse e adoleshentit dhe aftësia e tij për të kuptuar dhe pranuar efektet potencialisht të pakthyeshme të trajtimit. Vlerësimi i kësaj është kompleks dhe kërkon bashkëpunimin e plotë të adoleshentit, familjes së tij dhe ekipit të trajtimit. Duhet gjithashtu të merren parasysh ndikimet e mundshme të trajtimit në shëndetin dhe funksionimin social të fëmijës”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, publikuar nga Report TV.

    Ky vendim është kërkuar prej vitesh nga komuniteti LGBTQI+, i cili, në pamundësi për të kryer tranzicionin në Shqipëri, u është drejtuar vendeve fqinje, kryesisht klinikave private në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa kostot e një operacioni për transformimin gjinor arrijnë deri në 15 mijë euro.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

    May 28, 2026

    Festa e 35-vjetorit të PS-së në Korçë, socialistja falenderon Ramën: Ke bërë që gratë të jenë të barabarta me burrat

    May 28, 2026

    Korça “pushtohet” nga turistët e huaj, francezët e quajnë “Parisi i Vogël”

    May 28, 2026

    Korça humbi sot një nga emrat më të njohur të trashëgimisë kulturore.

    May 28, 2026
    TE FUNDIT

    Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

    May 28, 2026

    Transgjinorët (edhe adoleshentët) do të marrin hormone në QSUT për të ndryshuar gjininë

    May 28, 2026

    Festa e 35-vjetorit të PS-së në Korçë, socialistja falenderon Ramën: Ke bërë që gratë të jenë të barabarta me burrat

    May 28, 2026

    Korça “pushtohet” nga turistët e huaj, francezët e quajnë “Parisi i Vogël”

    May 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrestim në Devoll, ja përse

    Mokër/Fosilet e detit gjenden në Kanionin e Llëngës nga Anri Pashaj

    Lajm i fundit – Aksident me dy të plagosur në Lin

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.