Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston mbrojtësin Reild Kurti, 23-vjeçari synon të bindë Ahmatajn

    August 3, 2026

    Skënderbeu pret Kukësin në miqësore, gjashtë futbollistë korçarë në radhët e verilindorëve

    August 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korça “pushtohet” nga turistët e huaj, francezët e quajnë “Parisi i Vogël”
    Vendi

    Korça “pushtohet” nga turistët e huaj, francezët e quajnë “Parisi i Vogël”

    May 28, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Korça dhe rrethinat e saj, ende pa u çelur zyrtarisht sezoni turistik, po përjetojnë një boom vizitorësh të huaj, kryesisht nga vendet e Europës.

    Në rrugët e qytetit është kthyer tashmë në një pamje të zakonshme prania e grupeve të shumta të turistëve, të cilët shprehen të mahnitur nga natyra, historia dhe kultura e juglindjes shqiptare.

    Your browser does not support the video tag.

    Turistët francezë që kanë vizituar Korçën tregojnë se qyteti i ka surprizuar pozitivisht.

    “Qëndruam një ditë në Korçë. Jemi nga Franca. Na pëlqeu shumë. Natyra e mrekullueshme”, shprehet një prej tyre.

    “Është hera e parë në Shqipëri. Korça të mahnit me arkeologjinë dhe bukuritë e saj”, thotë një tjetër turist.

    Ndërsa një vizitore tjetër shton: “Peizazhi është mahnitës. Nuk mendonim se do kënaqeshim kaq shumë. Po largohemi me vlerësime maksimale dhe shpresojmë që turizmi këtu të rritet sepse ka shumë potencial.”

    Edhe guidat turistike shqiptare konfirmojnë interesin në rritje të të huajve për juglindjen, sidomos nga turistët francezë, të cilët e cilësojnë Korçën si “Parisi i Vogël”.

    “Janë të gjithë francezë dhe po bëjnë një tur njëjavor në Shqipëri. Korça quhet ‘Parisi i Vogël’ dhe vizitorët mbeten shumë të kënaqur, sidomos nga arkitektura dhe varrezat e ushtarëve francezë”, tregon guida turistike.

    Sipas të dhënave, vetëm vitin e kaluar juglindja e vendit mirëpriti mbi 700 mijë vizitorë, ndërsa pritshmëritë për këtë sezon janë edhe më të larta.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Nafta shtrenjtohet sërish, qytetarët kërkojnë më shumë kontroll dhe transparencë në treg

    August 3, 2026

    Edmond Spaho për maliqarët; “U shitët për thasë mielli, hipokritë, të pafytyrë”

    August 3, 2026

    Tentoi të vidhte banesën në Goskovë, arrestohet 49-vjeçari që ishte me “Arrest në shtëpi”

    August 3, 2026
    TE FUNDIT

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston mbrojtësin Reild Kurti, 23-vjeçari synon të bindë Ahmatajn

    August 3, 2026

    Skënderbeu pret Kukësin në miqësore, gjashtë futbollistë korçarë në radhët e verilindorëve

    August 3, 2026

    Nafta shtrenjtohet sërish, qytetarët kërkojnë më shumë kontroll dhe transparencë në treg

    August 3, 2026
    EKSKLUZIVE

    “Pedonalja pa zë… Qyteti pa njerëz” – Nga Agim Xhafka

    Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

    Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.