Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Frikërat për Zvërnecin janë të sajuara,” Besa Spaho: Protesta, ingranim i strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e vendit

    June 23, 2026

    Kuko kundër Spiropalit: “Shqipëria e re” nis nga përgjegjësia personale

    June 23, 2026

    Ekspozita fotografike “Shqipëria e vitit 1921” çelet në Korçë

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » 30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi: Fëmijët i dërguan atje për fushatën e Berishës
    Vendi

    30 vite nga tragjedia e nxënësve në Liqenin e Prespës, familjet e 14 viktimave kërkojnë drejtësi: Fëmijët i dërguan atje për fushatën e Berishës

    May 8, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    30 vite pas tragjedisë së rëndë të 7 majit 1996 në liqenin e Prespës, familjarët e 14 viktimave nga Pogradeci vijojnë të kërkojnë drejtësi dhe dëmshpërblim për humbjen e fëmijëve dhe mësuesit të tyre gjatë ekskursionit të shkollës.

    Në 7 maj 1996, 13 nxënës dhe mësuesi i tyre humbën jetën tragjikisht në ujërat e liqenit të Prespës, teksa ndodheshin në një ekskursion shkollor dhe lundronin në një varkë të vetme. Ngjarja mbetet një nga tragjeditë më të rënda që ka prekur zonën e Pogradecit dhe gjithë vendin.

    Your browser does not support the video tag.

    Sot, tre dekada më vonë, dhimbja për familjet mbetet po aq e fortë. Shpresa Berberi, Nëna e te ndjeres Enkelejda Berberi kujton se vajza e saj ishte vetëm 15 vjeçe, nxënëse e vitit të pare. Fillimisht nuk kishte dashur ta lejonte të shkonte në ekskursion, por vajza ishte nisur bashkë me nxënësit e vitit të katërt.

    “Ishte 15 vjeç, në vitin e parë. Më iku çupa e pafajshme. Si rrojmë ne? Si punojmë ne? Ne mbetëm të këputur. Peshqit i kishin ngrënë vetullën, faqkat, buzkat. Duam drejtësi. Kurrë s’na mbyllet kjo plagë” thotë Shpresa Berberi

    Ngjarja ndodhi në prag të zgjedhjeve të 26 majit 1996, periudhë e shoqëruar me tensione të forta politike, ku në krye të shtetit ishte presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Sipas Hava Latollarit, nëna e të ndjerit Arti Latollari, ngjarja nuk u hetua kurrë plotësisht, ndërsa pretendon se fëmijët u dërguan në Prespë jo vetëm për ekskursion, por për fushatën elektorale të Berishes.

    “Unë kisha djalin. I dërguam në shkollë por jo që të na i sillnin në arkivol. Dhimbja jonë nuk tregohet. Nuk ka pyetur njeri për ne. Shumë politikanë kanë luajtur me tragjedinë tonë. Problemi ynë nuk është zgjidhur. Jemi 14 nëna. Ne kërkojmë të drejtën tonë. Dëmshpërblim, sepse ne nuk i dërguam në plazh por në shkollë. Meqe e kishte Sali Berisha fushatën në Prespë, i shpunë atje, mbaruan më pas dhe na i lanë fëmijët në liqen. Kam vajtur e para në liqen atë ditë” tha ajo.

    Tragjedia ndodhi kur varka me 13 gjimnaziste dhe mësuesin Edmond Mato u përmbys pak metra larg bregut, pasi kishte nisur të fuste ujë gjatë lundrimit. Viktimat ishin nxënës të shkollës së Starovës dhe Buçimasit ne Pogradec. Sot, shkolla mban emrin “14 engjëjt” dhe brenda saj është klasa-muze në kujtim të tyre.

     

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Frikërat për Zvërnecin janë të sajuara,” Besa Spaho: Protesta, ingranim i strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e vendit

    June 23, 2026

    Kuko kundër Spiropalit: “Shqipëria e re” nis nga përgjegjësia personale

    June 23, 2026

    Protesta/ Media italiane: Zvërneci është sfida e Ramës, testi për njeriun që ndryshoi Shqipërinë

    June 22, 2026

    32 mijë firma dorëzohen në KQZ për trajtimin shëndetësor falas të fëmijëve

    June 22, 2026
    TE FUNDIT

    “Frikërat për Zvërnecin janë të sajuara,” Besa Spaho: Protesta, ingranim i strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e vendit

    June 23, 2026

    Kuko kundër Spiropalit: “Shqipëria e re” nis nga përgjegjësia personale

    June 23, 2026

    Ekspozita fotografike “Shqipëria e vitit 1921” çelet në Korçë

    June 23, 2026

    Protesta/ Media italiane: Zvërneci është sfida e Ramës, testi për njeriun që ndryshoi Shqipërinë

    June 22, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korça i ka dhënë lamtumirën aktorit të njohur të teatrit dhe filmit, Zhani Ziçishti i ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare

    52-vjeçarja u vra në banesën e saj, flet kushëriri i viktimës: Ajo jetonte e vetme prej kohësh, nuk…

    22 shkolla të mbyllura për 5 vite në Qarkun e Korçës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.