Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » DVP Korçë: Dy shoferë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq
    Vendi

    DVP Korçë: Dy shoferë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    May 5, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka vijuar kontrollet dhe veprimet ligjore në disa zona të qarkut, duke arrestuar dy shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur, si edhe duke referuar disa raste të tjera për procedim penal.

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 20 vjeç, banues në fshatin Biranj, Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, në pranga ra edhe shtetasi I. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, i cili u ndalua në lagjen nr. 2 të qytetit, gjithashtu duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë edhe për një 17-vjeçare nga Pogradeci, e cila u kap në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

    Në Korçë, Specialistët për Hetimin e Krimeve nisën procedim penal ndaj shtetasit S. E., 23 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka thyer xhamin e derës hyrëse të Urgjencës së spitalit të Korçës.

    Po ashtu, në Maliq, nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 61 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, i dyshuar për vetëgjyqësi, pasi ka punuar me mjet bujqësor një sipërfaqe toke për të cilën pretendohet pronësia edhe nga një shtetas tjetër.

    Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026

    Dr. Kozeta Miliku vlerësohet me çmimin prestigjioz “Canada Research Chair” në Kanada

    November 11, 2026
    TE FUNDIT

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026

    E KRYER/ Pogradeci nuk humb kohë, vjen akordi me pasuesin e Çelës, ka drejtuar dy ekipet e kryeqytetit

    November 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Skënderbeu triumfon në miqësore, Veliçkovski bën diferencën ndaj Pogradecit

    Një histori përtej tumorit: Shëndeti, jeta dhe siguria financiare

    Skënderbeu prezanton dy afrime, firmos me sulmuesin që debutoi ndaj Chelsea

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.