Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Besa Spaho, një “rebele” në grupin parlamentar të PS-së: Nuk më duhet mentorimi nga deputetë “veteranë”, bëj rrugëtimin tim
    Vendi

    Besa Spaho, një “rebele” në grupin parlamentar të PS-së: Nuk më duhet mentorimi nga deputetë “veteranë”, bëj rrugëtimin tim

    April 25, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Janë 53 deputetë socialistë që hyjnë rishtas në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, shumica në moshë të re. Në grupin parlamentar socialist është akumuluar shumë ambicie për karrierë, një realitet ku bashkëjetojnë disa shtresa ndër të cilat: veteranët, ata me përvojë më shumë se një mandat dhe deputetët e rinj. Janë modele që i qasen në mënyra të ndryshme politikës, grupit parlamentar dhe përvojës që kanë gjetur aty. Disa tentojnë t’i afrohen “veteranëve”, të tjerë ende nuk e kanë gjetur veten në sallën shpesh kaotike të Kuvendit, ndërsa ka edhe nga ata që nuk e preferojnë aspak mentorimin.

    Një prej tyre është Besa Spaho, deputetja e Korçës në listën e hapur, e cila zhvilloi një betejë të fortë në zgjedhjet e rreth një viti më parë, duke spikatur me një numër të konsiderueshëm votash. Inxhiniere ndërtimi në profesion, ajo ka vizatuar qartësisht konturet e projektit të saj politik.

    Your browser does not support the video tag.

    Nuk është e atij modeli që tenton t’i afrohet publikut përmes videove virale, as nga ata që përfshihen në kaosin e parlamentit për të dëshmuar devotshmëri në beteja të panevojshme me një opozitë të çorientuar.  Ajo ka projektuar një rrugëtim ngjitjeje të qetë dhe të natyrshëm në shkallët e karrierës politike.

    Në një intervistë për “TemA”, Besa Spaho flet për sfidat e kalimit nga angazhimi në pushtetin vendor drejt aulës së parlamentit, për përballjen me dinamikat e një salle shpesh kaotike, si dhe për raportin me kolegët e rinj dhe ata me përvojë në Partinë Socialiste, por edhe me përfaqësuesit e opozitës. Ajo ndalet gjithashtu te modelet e ndryshme brenda grupit parlamentar socialist dhe te mënyra se si e koncepton vetë rolin e saj. Vlerëson kontributin e grave në politikë dhe veçon si model suksesi  deputeten socialiste Arta Daden.

    Besa Spaho ka një karrierë të spikatur në pushtetin vendor, deri në detyrën e nënkryetares së Bashkisë së Korçës. Në zgjedhjet e majit të vitit të shkuar, ishte hera e tretë e saj në garë për t’u zgjedhur deputete kur edhe fitoi mandatin si deputete e listës së hapur. Thotë se është rritur në Partinë Socialiste dhe e njeh organizimin dhe funksionimin e saj në detaje, edhe për faktin se i ati ka qenë kryetar i Partisë Socialiste në Korçë.

    Besa Spaho beson se pika e saj e fortë është komunikimi dhe lidhja me elektoratin, ndërkohë që nuk e konsideron të domosdoshëm mentorimin nga deputetët me përvojë në Kuvendin e Shqipërisë. Duke shprehur respekt për kontributin e tyre, ajo thekson se nuk ka një komunikim të afërt me deputetët “veteranë”, pasi preferon që angazhimin dhe ndërveprimin në sallën e Kuvendit ta ketë kryesisht me grupin e deputetëve të rinj, ku edhe bën pjesë.

    Pa inate dhe larg toneve agresive që shpesh shoqëron seancat parlamentare, Spaho flet me konsideratë për kolegët e rinj të opozitës. Thotë se aty ka kapacitete, por vlerëson se aktivizimi i tyre mbetet i kufizuar nga një lidership që, sipas saj, pengon frymën e re dhe nuk i hap rrugë ndryshimit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026
    TE FUNDIT

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026
    EKSKLUZIVE

    Arrestohen dy të rinj në Korçë – vodhën piktorin e Gjergji Thimios

    Skënderbu konfirmon trajnerin Gjoka, drejtori Gjançi: Viti i fundit i dënimit, kthehemi në elitë!

    Myslimanë e të krishterë falen bashkë, historia e bashkëjetesës fetare në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.