Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Plagosje me thikë në Bulgarec, arrestohet 19-vjeçari – disa procedime të tjera në Korçë dhe Pogradec
    Vendi

    Plagosje me thikë në Bulgarec, arrestohet 19-vjeçari – disa procedime të tjera në Korçë dhe Pogradec

    April 23, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, i dyshuar për plagosje me thikë.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bulgarec, ku shtetasi me iniciale A. M., banues në këtë fshat, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 16-vjeçar, për motive të dobëta. I mituri është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar thikën dhe celularin e të arrestuarit.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurori për dy raste të tjera. Në rastin e parë, shtetasit I. S., 28 vjeç dhe N. S., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një 29-vjeçar në fshatin Gështenjas, për motive të dobëta. Në rastin e dytë, procedimi penal ka nisur për dy shtetas të mitur, të cilët dyshohet se kanë goditur një të moshuar në lagjen nr. 1 në Pogradec.

    Po ashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori për një rast aksidental, ku një 29-vjeçar nga fshati Zëmblak, Maliq, ka dëmtuar gishtin e dorës gjatë punës me një pajisje në një subjekt për përpunimin e plastmasës.

    Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Zbulim i dhimbshëm n Korçë: Mbesa nuk la vend pa e kërkuar, e gjen te “Çezma e Manushaqeve” n majë të Moraves

    Pogradeci mirëpret “Festën e Koranit” më 21 gusht

    Fitore dramatike në minutën e fundit, Shaqe shmang katastrofën e Skenderbeut përballë Kukësit në Korçë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.