Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Korçë, pëson dëmtime në kokë dhe në trup

    June 11, 2026

    Deklarata e fortë e punonjëses se bashkisë Maliq; “Protestoj edhe sepse kërcënohem”

    June 11, 2026

    “Më paguante 12 mijë lekë në muaj”, dëshmia e çobanit që dekonspiroi ish-ushtarakun që vrau policin!

    June 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Qeveria mbështet 900 biznese për certifikim sipas BE-së, fokus te siguria ushqimore
    Vendi

    Qeveria mbështet 900 biznese për certifikim sipas BE-së, fokus te siguria ushqimore

    April 22, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Qeveria shqiptare do të mbështesë rreth 900 biznese të prodhimit të nënprodukteve ushqimore me origjinë shtazore, të cilat kanë potencial për eksport jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe në Bashkimi Europian.

    Këtë e bëri të ditur kryeinspektori i përgjithshëm Dashamir Sula, i cili theksoi se Shqipëria ende nuk është në nivelin e kërkuar për sigurinë ushqimore, sipas standardeve të Bashkimi Europian, pjesë e kapitullit 12 të negociatave. Megjithatë, ai nënvizoi se puna ka nisur me intensitet për të përmirësuar standardet dhe për të rritur cilësinë e produkteve.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas Sulës, procesi i certifikimit është një detyrim që lidhet me hapjen e negociatave dhe përfshin asistencë për bizneset në mënyrë që të përmbushin çdo kërkesë të BE-së. Ai bëri me dije se janë ngritur grupe verifikimi që do të përzgjedhin subjektet përfituese, duke përfshirë baxhot dhe njësi të tjera të përpunimit ushqimor.

    “Bëhet fjalë për produkte që nuk do të konsumohen vetëm në Shqipëri, por do të eksportohen në të gjitha vendet e BE-së. Standardet janë me tolerancë zero. Është një proces i vështirë që kërkon kohë, investime dhe përkushtim, ndaj qeveria ka vendosur të ofrojë lehtësira si grante dhe kredi të buta për këto biznese”, u shpreh ai.

    Siguria ushqimore mbetet një nga sektorët më sfidues në kuadër të negociatave me Bashkimi Europian. Së fundmi, edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me drejtues të institucioneve shtetërore, ka kërkuar rritje të vëmendjes dhe angazhimit për të përmbushur standardet e kërkuara nga BE në këtë fushë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Fëmija 4 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në Korçë, pëson dëmtime në kokë dhe në trup

    June 11, 2026

    Deklarata e fortë e punonjëses se bashkisë Maliq; “Protestoj edhe sepse kërcënohem”

    June 11, 2026

    “Më paguante 12 mijë lekë në muaj”, dëshmia e çobanit që dekonspiroi ish-ushtarakun që vrau policin!

    June 11, 2026

    Përgjimet/ Braçellari kërcënonte banorët: Unë tall tr*pin me shtetin e ty të vari për gjuhe

    June 11, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Ministri Gonxhe mbërrin me hidroplan në Pogradec: “Herën e parë që zbret për qejf, jo për hall”

    Policia e Korçës: Arrestime dhe procedime penale për dhunë, shkelje në qarkullim dhe zjarrvënie

    Hetim për operacionin në Maliq, Policia verifikon pse nuk u përfshinë forcat RENEA

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.