Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani po ua heqim pensionin: Pyetje e një gazetari drejtuar Marinakis – A do të ndryshojë ligji?

    November 5, 2026

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Juglindja “magnet” për turistët e huaj: 85% e vizitorëve zgjedhin Korçën dhe zonat përreth
    Vendi

    Juglindja “magnet” për turistët e huaj: 85% e vizitorëve zgjedhin Korçën dhe zonat përreth

    April 20, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Juglindja e Shqipërisë vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj, me shifra në rritje nga viti në vit. Sipas operatorëve turistikë, rreth 85% e vizitorëve që kanë zgjedhur Korçë dhe zonat përreth janë të huaj, duke e kthyer këtë rajon në një nga pikat më të forta të turizmit në vend.

    Rritja e interesit lidhet edhe me bashkëpunimin e operatorëve vendas me agjenci turistike ndërkombëtare, çka ka sjellë një fluks të qëndrueshëm vizitorësh. Shumë prej turistëve tregojnë se e zbulojnë Korçën përmes internetit, ndërsa vlerësojnë veçanërisht ushqimin tradicional, çmimet e përballueshme, mikpritjen dhe mundësitë për turizëm të gjelbër.

    Your browser does not support the video tag.

    Vizitorë nga vende të ndryshme europiane shprehen të impresionuar nga përvoja e tyre. Turistë nga Republika Çeke theksojnë se zona ofron natyrë të pasur malore dhe kosto të ulëta, ndërsa vizitorë të tjerë nënvizojnë mikpritjen dhe atmosferën miqësore. Një turiste nga Gjermani e cilëson Korçën si një qytet shumë të bukur, duke veçuar pazarin karakteristik dhe produktet lokale, si birra tradicionale.

    Operatori turistik Klaus Pronjari tregon se rezervimet nga turistët e huaj kanë nisur që në vitin 2025, duke vijuar me ritme të larta edhe këtë vit. Sipas tij, Korça mbetet një destinacion me vlera historike dhe kulturore, që ofron gjithmonë diçka për t’u zbuluar.

    Përveç Korçë, kërkesa e lartë për rezervime shtrihet edhe në Pogradec dhe në fshatrat turistikë si Tushemisht, Lin, Voskopojë dhe Dardhë. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë sezon ka interes në rritje edhe për zona më pak të eksploruara si Ersekë, si dhe fshatrat e bashkisë së Kolonjës, ndërsa lëvizje turistike po shënohet edhe në Devoll, Maliq dhe Pustec.

    Me këtë trend në rritje, juglindja po konsolidohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, duke ofruar kombinimin ideal të natyrës, traditës dhe mikpritjes shqiptare.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026

    Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Dallëndyshe Bici, Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

    November 5, 2026

    Rritet çmimi i druve në Korçë, pensionistët ngrohen me batanije

    November 5, 2026
    TE FUNDIT

    Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani po ua heqim pensionin: Pyetje e një gazetari drejtuar Marinakis – A do të ndryshojë ligji?

    November 5, 2026

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026

    Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Dallëndyshe Bici, Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

    November 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dhunë në familje, kanosje dhe shkelje të rregullave në punë/Policia e Korçës ndalon një 62-vjeçar në kërkim

    KLSH zbulon shkelje në Bashkinë Korçë: 5.2 milionë lekë dëm ekonomik, 618 milionë lekë detyrime të pambledhura dhe probleme me tenderat

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.