Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pogradec/Plagoset me thikë 48-vjeçari pas një konflikti, kapet autori i dyshuar

    September 21, 2026

    Katër net me serenata në Korçë, Serenights bashkon brezat, tradita korçare vjen edhe me orkestrime të reja

    September 21, 2026

    8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare ngasigurimi shëndetësor në SIGAL

    September 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ambasadori i Indisë: Shqipëria destinacion ideal për punëtorët indianë, pritet rritje e emigracionit dhe turizmit
    Vendi

    Ambasadori i Indisë: Shqipëria destinacion ideal për punëtorët indianë, pritet rritje e emigracionit dhe turizmit

    April 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ambasadori i India në Tiranë, Ravindra Prasad Jaiswal, e konsideron Shqipërinë një vend ideal për punëtorët indianë, duke paralajmëruar rritje të numrit të tyre në vitet në vijim.

    Në një deklaratë për mediat, ai bëri të ditur se aktualisht në Shqipëria janë rreth 1200 shtetas indianë të punësuar, ndërsa po punohet për një marrëveshje partneriteti me qeverinë shqiptare për të mundësuar migrim të rregullt dhe të organizuar të fuqisë punëtore.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas ambasadorit, India disponon një numër të madh punëtorësh të kualifikuar, të cilët janë të shpërndarë në shumë vende të botës, përfshirë vendet e Gjirit, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se, ndonëse numri i tyre në Shqipëri mbetet ende i ulët, trendi është në rritje dhe pritet që gjithnjë e më shumë indianë të zgjedhin vendin tonë për të jetuar dhe punuar.

    Ambasadori vuri në dukje se punëtorët indianë njihen për përkushtimin dhe aftësinë për t’u përshtatur lehtësisht me mjedisin lokal, duke i konsideruar një aset për tregun shqiptar të punës.

    Rritje të ndjeshme po shënon edhe turizmi. Sipas tij, gjatë vitit 2024, mbi 30 deri në 35 mijë shtetas indianë kanë vizituar Shqipërinë, një shifër që pritet të rritet më tej këtë vit. Ai shtoi se vetëm në katër muajt e parë të vitit aktual, numri i turistëve indianë pothuajse është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Ndërkohë, interes ka edhe në fushën e investimeve. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në Shqipëri janë të regjistruara rreth 18 kompani indiane, edhe pse jo të gjitha janë aktive. Ambasadori theksoi se do të duhet kohë që investimet të konkretizohen, por puna për promovimin e tyre ka nisur.

    Në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Indisë, pritet të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore në vend, përfshirë ekspozita të lidhura me figurën e Nënë Tereza dhe mbrëmje kulturore indiane.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pogradec/Plagoset me thikë 48-vjeçari pas një konflikti, kapet autori i dyshuar

    September 21, 2026

    Katër net me serenata në Korçë, Serenights bashkon brezat, tradita korçare vjen edhe me orkestrime të reja

    September 21, 2026

    8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare ngasigurimi shëndetësor në SIGAL

    September 21, 2026

    Ndryshime në Myftininë e Korçës, Ledian Cikalleshi transferohet në Vorë

    September 21, 2026
    TE FUNDIT

    Pogradec/Plagoset me thikë 48-vjeçari pas një konflikti, kapet autori i dyshuar

    September 21, 2026

    Katër net me serenata në Korçë, Serenights bashkon brezat, tradita korçare vjen edhe me orkestrime të reja

    September 21, 2026

    8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare ngasigurimi shëndetësor në SIGAL

    September 21, 2026

    Ndryshime në Myftininë e Korçës, Ledian Cikalleshi transferohet në Vorë

    September 21, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë – Arrestime dhe procedime penale për dhunë, zjarrvënie, shkatërrim prone dhe shkelje në qarkullim

    Filarmonia e Kosovës mahnit Korçën, serenata korçare emocionon publikun në Teatrin “Andon Zako Çajupi”

    Ilir Vrenozi i kërkon Berishës të mendojë largimin; “Djali im kërkon të ikë jashtë për shkak të humbjes”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.